Pas riparimeve dhe restaurimeve të mëdha, u rimëkëmb shkolla në fshatin Shiroka Llëka. Shkolla, e ndërtuar në 1888, rihap dyert e saj, por këtë herë si Muze i Spiritualitetit. Ai paraqet artefakte, dokumente dhe fotografi që lidhen me historinë e Shiroka Llëkas. Vizitorët mund të shohin edhe eksponate unike nga krishterimi i hershëm.
Shkolla “Shën Pantalejmon” është ndërtuar me 22 000 lira, të mbledhura si donacione nga mjeshtrit vendas Kostadin Bozov dhe Vasil Bellogashtev - Kjotata. Ndërtesa ka mure të pjerrëta nga brenda, falë të cilave arrin t'u mbijetojë fatkeqësive natyrore. Në vazhdim të 30 vjetëve, shkolla ishte braktisur, për shkak të rinovimeve që kishin filluar, por u pezulluan gjatë socializmit. Restaurimi i ndërtesës, e cila është në pronësi të Mitropolisë të Plovdivit, kushton mbi 700 000 leva.
Shkolla ndodhet në oborrin e kishës “Fjetja e Hjylindëses Mari”, e cila ka një histori heroike. Është ndërtuar për 38 ditë nga banorët vendas në pranverën e vitit 1834, kur tokat bullgare ishin ende brenda kufijve të Perandorisë Osmane, pas lejes së posaçme të Mahmudit të Parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Qershori përfundoi dhe jemi në fillim të korrikut, por pushimoret më të mëdha bregdetare bullgare janë relativisht bosh, pavarësisht parashikimeve se këtë vit na pret një verë e suksesshme. Arsyet janë disa – duke filluar me rimëkëmbjen e vazhdueshme..
Druri më i vjetër halor në Bullgari i mbijetoi një ndërhyrjeje të veçantë "kirurgjikale" dhe tani përsëri mbledh turistë nga e gjithë bota nën hijen e tij. Pisha Bajkusheva ndodhet në Pirin, në afërsi të vendpushimit të skive në Bansko, dhe..
Velingrad feston 75-vjetorin e shpalljes qytet dhe 15-vjetorin që ka marrë zyrtarisht titullin e kryeqytetit SPA të Ballkanit. Përvjetorin e gjysmëshekullit e shënojnë edhe të ashtuquajturat “Festat e kulturës të Velingradit”, njofton Bashkia...