Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht çmimeve të larta, bullgarët nuk heqin dorë nga përgatitja e ushqimeve të konservuara për dimrin

Foto: BGNES

Zakonisht vjeshta është stina më e mirë për konservimin e perimeve për dimrin. Pikërisht atëherë, ato janë të bollshme dhe çmimet e tyre janë më të përballueshme. Në Bullgari tradita e përgatitjes së ushqimeve të konservuara për dimrin ka të bëjë me mentalitetin e bullgarit, të cilit nuk i pëlqejnë aspak surprizat dhe ai gjithmonë kërkon të kursejë diçka për “ditët e zeza”. Ajo është veçanërisht e përhapur tani, kur pasiguria ndihet kudo dhe vazhdimisht dëgjohen paralajmërime për një dimër të ashpër. Që në fund të shtatorit u rritën çmimet e specave të kuq dhe specave gogozhare, çmimet e domateve të konservuara, të cilat vitin e kaluar nuk e kalonin një levë, tashmë janë dyfishuar. U rritën edhe çmimet e ushqimit të gatshëm të konservuar.

Sipas Komisionit Shtetëror të Tregjeve të Mallrave, indeksi i çmimeve të tregut është rritur me 31% me bazë vjetore, por kjo nuk i pengon njerëzit për të konservuar ushqim për dimrin, edhe pse më pak se zakonisht. Dhe nëse deri vite më parë turshitë bëheshin sipas recetave familjare për të pasuruar menynë e dimrit, tani ato janë një mjet mbijetese në kaosin ekonomik dhe politik në Bullgari.

Kryeqytetasit, të cilët vitet e fundit patën mundësinë për ta shijuar bollëkun e ofruar në tregjet e fermerëve nga prodhuesit sipërmarrës, tashmë “po përveshin mëngët” për të përgatitur konserva për stinën dimërore.

Ndër gjellët më të njohura të vjeshtës janë specat e kuq të pjekur dhe specat gogozhare, specat djegës dhe sigurisht turshia mbretërore. Ajo e fundit, që bëhet me karota, speca gogozhare, selino dhe lulelakër, kombinon një gamë të tërë probiotikësh, prebiotikësh dhe vitaminash - një mbrojtje e sigurt kundër viruseve të ndryshme sezonale. Turshitë përgatiten më ekonomikisht, për sa i përket energjisë elektrike, por prodhimi i së ashtuquajturës “ljutenica” (salcë prej domatesh dhe specash të pjekur) në shtëpi gjithmonë kërkon më shumë punë dhe po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë, përveç nëse gatuhet në dru në sobën e vjetër të fshatit.

Nga ana tjetër, për shkak të bollëkut gjatë gjithë vitit të frutave dhe perimeve, sallatat e freskëta janë gjithnjë e më të pranishme në tryezën bullgare. Prandaj amvisat filluan të përgatitin ushqime dimërore në sasi më të vogla. Përveç kësaj, këtë vit, rreth 80 - 90% e prodhuesve vendas të perimeve serrë nuk e mbollën prodhimin e tyre dimëror. Si arsye për këtë ata tregojnë rritjen e çmimit të gazit, peletit dhe energjisë elektrike, të cilat janë rritur tre deri në katër herë dhe ka të ngjarë që çmimi i tyre të vazhdojë të rritet. Për këtë arsye këtë herë prodhuesit preferuan të mos rrezikonin, për të shmangur falimentimet e mundshme.

Kështu bullgari, i cili dalëngadalë e harron shijen origjinale të perimeve bullgare, do të detyrohet, natyrisht, nëse mjetet e tij financiare e lejojnë, të blejë domate nga Turqia dhe Greqia, dhe nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut - analogun e ljutenicës së bërë në shtëpi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto:  BGNES, BNR, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre muaj para zgjedhjeve evropiane: për cilat tema interesohen votuesit evropianë

Më pak se 100 ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet për përfaqësuesit në Parlamentin Evropian, të cilat do të zhvillohen në kontekstin e luftës në Ukrainë, inflacionit dhe kërcënimit të dezinformimit. Cilat janë prioritetet e votuesve europianë? Pesë..

botuar më 24-03-06 8.35.MD

Programi për bullgarët jashtë vendit për vitin 2024 është i fokusuar në Ballkanin Perëndimor

Me vendim të qeverisë u miratua Programi për Mbështetjen e Komuniteteve Bullgare, Organizatave dhe Iniciativave të Bullgarëve Jashtë Vendit në vitin 2024. Programi është i orientuar drejt mbajtjes së marrëdhënieve të qëndrueshme me komunitetet..

botuar më 24-03-06 2.27.MD

Më shumë se gjysma e bullgarëve nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë

Sipas 40% të bullgarëve, më e mira për sa i përket qeverisjes në të ardhmen e afërt do të ishte rotacioni ndërmjet Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel. Këtë e tregon një studim sociologjik i “Alpha Research”, i kryer nga data 27 shkurt deri më 3 mars..

botuar më 24-03-06 8.58.PD