Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Iluministëve po vazhdon të na kujtojë kuptimin e spiritualitetit dhe identitetit tonë kombëtar

Foto: BGNES-arkiv

I quajnë iluministë, sepse e zgjojnë shpirtin bullgar dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare, e ndezin vetëdijen dhe përkatësinë në komunitet, e rrënjosin besimin për t’i bashkuar bullgarët.

Ideja për t'u dhënë respekt iluministëve lindi 100 vjet më parë, kur Ministria e atëhershme e Arsimit Publik e caktoi 1 nëntorin si "festë të iluministëve bullgarë”, një ditë për të nderuar kujtimin e bullgarëve të mëdhenj, ndërtuesve të Bullgarisë moderne”. Propozimi u paraqit nga ministri i atëhershëm i arsimit publik në qeverinë e Aleksandër Stambolijskit, Stojan Omarçevski. Disa burime përmendin se ideja për festën i është sugjeruar në një letër nga një fshatar i zakonshëm, i cili i ka shkruar se populli ynë duhet t'u bëjë haraç "bullgarëve të mëdhenj" që kontribuan për Çlirimin e Bullgarisë në vitin 1878.

Në atë kohë në vendin tonë tashmë ishte vendosur kalendari gregorian, por Kisha jonë Ortodokse vazhdonte të ndiqte kalendarin julian. Prandaj në vend të 19 tetorit, festа e Shën Ivan Rillskit, festa u kremtua më 1 nëntor. Për shkak të nderimit të madh kombëtar të Shën Ivan Rillskit, u zgjodh pikërisht kjo datë e veçantë:

“Le të bëhet Dita e Shën Ivan Rillskit Dita e Iluministëve të Popullit, festë e bullgarëve të mëdhenj, për të zgjuar te të rinjtë interesin ndaj së kaluarës sonë”, thuhet në Proklamatën për Ditën e Iluministëve, drejtuar nga ministri Omarçevski.

“Detyra jonë e parë është t’i kthejmë sytë e rinisë sonë drejt çdo gjëje të vlefshme dhe të ndritur nga e kaluara jonë dhe ta lidhim atë me këtë të kaluar, në mënyrë që ajo të nxjerrë prej saj gëzim dhe besim, forcë dhe shtytje drejt aktivitetit dhe krijimtarisë”, lexojmë më tej në mesazhin, i cili edhe sot na bën të mendojmë për domethënien e kësaj feste mbarëbullgare.

Sot, kur idealet e iluministëve duket se po zbehen dhe të rinjtë po e zëvendësojnë librin me lojëra elektronike, ne jetojmë me ndjenjën se ata duket se po lënë pas dore spiritualitetin dhe iluminizmin.

Dhe për të pasur një të ardhme, rinia “duhet të dijë se jeta është e vlefshme vetëm kur frymëzohet nga idetë, nga synimet e mira. Vetëm atëherë jeta është kuptimplote, kur e pushton idealizmi, kur shpirtrat dhe zemrat janë dhënë pas së bukurës, kombëtares, idealeve dhe kjo është e ngulitur në imazhet dhe krijimet e të gjithë atyre iluministëve tanë që e zgjuan popullin tonë në ditët e skllavërisë, të cilët e çuan në iluminizëm dhe lirinë kombëtare gjatë Rilindjes dhe që i krijuan atij vlerat e përjetshme kulturore gjatë jetës së tij të lirë”, ka theksuar njëqind vjet më parë ministri Stojan Omarçevski.

Fjalët e tij sot jehojnë në zemrat tona dhe na ftojnë të zgjohemi para se të jetë tepër vonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vreshtarët e qytetit Strallxha rikrijojnë ritualin e krasitjes së hardhive

Vreshtarët dhe prodhuesit e verërave në rajonin e qytetit të Bullgarisë Juglindore Strallxha shënojnë festën e Shën Trifonit në stilin e vjetër më 14 shkurt, njoftoi pushteti vendor. Rituali tradicional i krasitjes së hardhive do të zhvillohet në..

botuar më 24-02-14 11.03.PD

Shërbim përkujtimor në kujtim të gjyshit Dobri

Në lidhje me 6 vjetorin e vdekjes së gjyshit Dobri, më 10 shkurt në fshatin Bajllovo do të shërbehet liturgjia e shenjtë rekuiem, njoftoi Mitropolia e Sofjes. Shërbesa do të drejtohet nga Shkëlqesia e Tij peshkopi i Bellogardçikut Polikarp, Vikar i..

botuar më 24-02-10 6.35.PD

Dita e Gjelit - festa e pjellorisë mashkullore

Më 2 shkurt, sipas kalendarit kombëtar bullgar, festohet Dita e Gjelit kushtuar shëndetit dhe pjellorisë së fëmijëve meshkuj. Festa është më e përhapur në Bullgarinë Lindore. Një nga elementët e detyrueshëm është flijimi i gjelit. Ai kryhet nga..

botuar më 24-02-02 6.05.PD