Ministria e Turizmit punon frytshëm me destinacionin izraelit. “Në vitin 2019 vendin tonë e kanë vizituar 244 mijë turistë izraelitë. Këtë vit ne po bëjmë përparim në rimëkëmbjen pas pandemisë dhe me guxim mund të them se vitin e ardhshëm do ta arrijmë këtë numër”, tha ministri i turizmit nga qeveria e përkohshme, Ilin Dimitrov para pjesëmarrësve në Takimin Botëror të Mediave Bullgare, që po zhvillohet në Jerusalem dhe Tel Aviv.
Destinacioni i Izraelit është gjithnjë e më i përhapur në mesin e turistëve bullgarë dhe presim që vitin e ardhshëm atje të udhëtojnë rreth 50 mijë bullgarë, theksoi ministri dhe shprehu shpresën se gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë një takim pune dypalësh me përfaqësues të biznesit turistik.
Operatorët turistikë vënë re një lëvizje në sektorin e turizmit. Bullgarët udhëtojnë gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shpesh jashtë vendit dhe për qëllime turistike. Në muajin e parë të vitit, gjysmë milioni bashkatdhetarë (504 mijë) kanë shkuar..
Rikthimi i dimrit në prill dhe reshjet e borës në male e zgjatën sezonin e skive. Vendpushimet dimërore kanë njoftuar se pistat dhe teleferikët janë në dispozicion për Pashkët dhe presin që turistët të përfitojnë. Që nga 27 marsi, Pamporovo uli..
Destinacionet turistike urbane po rimëkëmben shumë shpejt pas pandemisë së koronavirusit. Ndërmarrja Komunale të Turizmit në Sofje pret një rimëkëmbje të numrit të turistëve nga para pandemisë dhe rezultate edhe më të mira këtë vit. Në vitin..