Ofertat e punës në tregun bullgar janë në rënie. Sipas një analize të platformës më të madhe të punësimit në vendin tonë, në muajin tetor, numri i shpalljeve në vendin tonë është ulur me 7%, krahasuar me shtatorin e këtij viti.
Ofertat e tetorit ranë me 3 000, duke e çuar totalin në pak më shumë se 45 500. Postimet e punës ranë pothuajse në çdo sektor përveç kontabilitetit, auditimit dhe financave.
Nga ana tjetër, në bazë vjetore, numri i reklamave është 5% më i lartë se në tetor 2021. Është marrë parasysh edhe sezonaliteti i tregut të punës dhe punësimi pas muajve të verës. Megjithatë, pritet që rënia e ofertave për punë të vijojë të vërehet edhe në tremujorin e fundit.Mbi 75 për qind e bullgarëve kanë vështirësi të mbulojnë shpenzimet e tyre ditore, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. 19 për qind e të anketuarve ia dalin relativisht lehtë situatës dhe vetëm 4 për qind nuk kanë ndonjë..
Inflacioni vjetor i produkteve ushqimore në janar ka qenë 24,5%, njoftoi ministri i bujqësisë Javor Geçev në një konferencë për media lidhur me masat për kontrollin e çmimeve të larta të ushqimeve në zinxhirët komercialë. Kulmi ishte në muajin nëntor,..
Pasi Banka Qendrore Evropiane rriti me 0.5% normën kryesore të interesit në fillim të shkurtit, një muaj më vonë edhe Banka Popullore Bullgare e rriti atë me 0.35%. Kështu, nga 1 marsi norma kryesore e interesit bëhet 2.17 për qind dhe për herë të..
Bullgaria ka Produktin e Brendshëm Bruto më të ulët për frymë të popullsisë midis 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, tregojnë vlerësimet paraprake..