Anija bullgare "Carevna", e cila u bllokua në portin ukrainas të Mariupolit, tani po lundron drejt ngushticës së Kerçit, njoftoi Nikollaj Stefanov nga kompania operuese e anijes në Varna. Ai saktësoi se nuk dihet se për sa kohë do të kalojë anija nëpër ngushticë dhe deri në fund të ditës do të bëhet e qartë se kur do të ankorohet në Varna.
Kujtojmë se fillimi i aksioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës e gjeti "Carevna" në portin e Mariupolit. Një pjesë e ekuipazhit arriti të evakuohej - katërmbëdhjetë marinarë bullgarë dhe një ukrainas mbërritën në Varna më 18 prill. Pesë persona mbetën në bordin e anijes, përfshirë kapitenin e saj. Informacioni është i Daniella Stojnovës nga BNR Varna.Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..
Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..
Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..