Më 17 nëntor në Presidencë, kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistët e shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit për shërbime të jashtëzakonshme në zhvillimin e sportit bullgar. U nderuan kampionët olimpik të mundjes Bojan Radev dhe Petër Kirov, kampionja olimpike në qitje Maria Grozdeva, nënkampioni olimpik i gjimnastikës Krasimir Dunev, legjenda e volejbollit Cvetana Bozhurina dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Bullgar Bellço Goranov. Këtë vit, secili prej të nderuarve feston përvjetorin e vet.
Viktorio Iliev fitoi medaljen e artë në Kupën Botërore të Boksit për të Rinj në Budva të Malit të Zi. Në kategorinë deri në 60 kilogramë, bullgari e luajti në mënyrë të shkëlqyer betejën e fundit dhe e përgëzoi veten me suksesin e merituar me 5:0 votë..
Georgi Ivanov ka triumfuar me titullin evropian në kampionatin e mundjes për moshën deri në 23 vjeç në Bukuresht. Në finale në kategorinë 125 kilogramë stil i lirë, bullgari kishte epërsi ndaj ukrainasit Volodimir Koçanov dhe fitoi me nokaut teknik..
Në ditët nga data 17 deri më 19 mars, në zonën Çurika në rrëzë të majës Perelik në malin Rodope do të zhvillohet ballkaniada e parë në volejboll bore, raporton faqja 360mag.bg. Pjesëmarrës në të janë konkurrentë nga Bullgaria, Turqia dhe Rumania...