Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është i vetmi vend ballkanik me bazë në Antarktidë tashmë 35 vjet

Për herë të parë këtë vit, edhe një anije kërkimore shkencore ushtarake bullgare do të udhëtojë në kontinentin e akullt

10
Foto: bai-bg.net

Fillimi i ekspeditave shkencore bullgare në Antarktidë u vendos 35 vjet më parë, kur në sezonin e verës polare 1987-1988 gjashtë shkencëtarë bullgarë u bënë pjesë e projekteve me Shoqërinë Britanike të Antarktidës dhe Institutin Sovjetik për Kërkime Antarktide dhe Polare. Atëherë programi bullgar synonte zhvillimin shkencor dhe organizimin e logjistikës, dhe pikërisht gjatë këtij sezoni antarktik u ndërtua streha bullgare në ishullin Livingstone, Ishujt Jugor Shetland, në pjesën verilindore të Gjirit Jugor.


Sot, Bullgaria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik që ka një bazë në Antarktidë dhe punon atje çdo vit. Ndërsa teknologjia përparon, Gjiri Jugor i kontinentit të akullit, dhe në veçanti ishulli Livingstone, bëhet gjithnjë e më i populluar. Në afërsi të bazës sonë ndodhen edhe 7-8 qendra kërkimore të vendeve të tjera. Fqinjë me shkencëtarët bullgarë janë kolegët e tyre nga Spanja, Rusia, Uruguai, Argjentina, Kina etj.

Prof. Hristo Pimpirev

“Ekspedita e parë kërkimore bullgare mbërriti në Antarktidë në pranverën e vitit 1988 dhe filloi studimet e njëpasnjëshme shkencore. Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat njeriu mund të vendoset në planet” - thotë Prof. Hristo Pimpirev - gjeolog, udhëheqës shumëvjeçar i ekspeditave tona polare dhe kryetar i Institutit Bullgar të Antarktikut. Temperaturat në Polin e Jugut janë si ato të Marsit, është si të jesh në një planet tjetër. Atje, vlera më e ulët e matur është minus 89 gradë, por gjatë verës polare zakonisht është nga minus 15 në minus 38 gradë.”

Prof. Hristo Pimpirev do ta udhëheqë edhe ekspeditën e sivjetme të Antarktidës në kontinentin e akullit, ku pjesëmarrësit në të morën flamurin kombëtar në një ceremoni zyrtare nga presidenti Rumen Radev. Për herë të parë këtë vit në kontinentin e akullit do të udhëtojë edhe anija kërkimore ushtarake bullgare "Shën Kirili dhe Metodi".

Ne do të dëshmojmë se jemi një komb detar, se mund të bëjmë shkencë edhe në Oqeanin Botëror”, tha Prof. Pimpirev në një intervistë për BNR Varna.

“Kështuр ne po bëhemi një komb detar me këtë udhëtim epokal. Jam i lumtur që na ndihmuan fqinjët tanë të bazës, spanjollët, të cilët erdhën këtu dhe thanë se anija jonë është e përgatitur jashtëzakonisht mirë. Qeveritë bullgare, që ndërruan disa herë kohët e fundit, e kuptuan se kjo është e rëndësishme për shkencën bullgare, për politikën e jashtme bullgare. Kështu ne po hyjmë në flotën shkencore evropiane të BE-së. Madje tashmë më kërkojnë nga vende të ndryshme për projekte shkencore që do të zhvillohen në anijen tonë së shpejti.”

Tashmë janë siguruar mjete edhe për blerjen e pajisjeve speciale, për të cilat është shpallur një prokurim publik.Nëse gjithçka shkon sipas planit, anija “Shenjtorët Kirili dhe Metodi" do të lundrojë rreth mesit të dhjetorit me një ekuipazh prej 21 ushtarakësh, duke përfshirë një mjek ushtarak. "Ne po punojmë që Bullgaria të ketë ndikim në kontinentin e akullit pas 2-3 brezash", shpjegoi Nikollaj Danajllov për BNR.

Përpiloi: Gergana Mançeva /sipas intervistës së Daniella Stojnovës, BNR Varna/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bai-bg.net, Facebook /@BulgarianAntarcticInstitute, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD