Qyteti bullgar Bjalla është shpallur Qyteti Evropian i Sporteve në vitin 2023. Qyteti i Detit të Zi do të presë mbi 40 aktivitete - turne futbolli, volejbolli, tenisi dhe basketbolli, gara orientimi, sporte plazhi, not, çiklizëm dhe triatlon, një festival treditor me pilates në të hapur, zumba dhe stërvitje stretching, kampe stërvitore, seminare dhe trajnime.
“Ne i bëmë një përshtypje të madhe ekipit të Shoqatës së Kryeqyteteve dhe Qyteteve Evropiane të Sportit me bazën tonë të shkëlqyer sportive dhe programin e pasur sportiv. Shpresat tona janë të justifikojmë titullin”, tha për BNR-Varna Hristina Kelisakieva, një anëtare e ekipit të Bashkisë Bjalla që përgatiti kandidaturën e qytetit.
Objekti më i madh sportiv në Bjalla është kompleksi "Çernomorec", i cili ka një fushë futbolli, fusha ndihmëse për basketboll, volejboll, tenis dhe një zonë të madhe fitnesi në natyrë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tihomir Ivanov fitoi vendin e tetë në kërcim së larti me rekord personal për sezonin 2,27 m dhe i dha fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Lojërat Olimpike në Paris . Bilanci për Bullgarinë është shtatë medalje - tre ari, një argjendi dhe tre..
Hristo Stoiçkov pranoi ftesën e presidentit të Federatës Botërore (FIFA), Gianni Infantino, për të qenë pjesë e ekipit të tij. "Është një nder i madh për mua të pranoj ftesën e Gianni Infantino për të punuar për FIFA. Unë do të përfaqësoj..
Magomed Ramazanov triumfoi me titullin e tretë olimpik për Bullgarinë nga Lojërat në Paris 2024, pasi mundi bindshëm legjendën në mundjen e lirë deri në 86 kg, iranianin Hasan Jazdani Çarati - medalist olimpik i artë dhe argjendi dhe tre herë..