Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bjalla bëhet "Qyteti Evropian i Sporteve"

Foto: Facebook@europeancapitalsandcitiesofsport

Qyteti bullgar Bjalla është shpallur Qyteti Evropian i Sporteve në vitin 2023. Qyteti i Detit të Zi do të presë mbi 40 aktivitete - turne futbolli, volejbolli, tenisi dhe basketbolli, gara orientimi, sporte plazhi, not, çiklizëm dhe triatlon, një festival treditor me pilates në të hapur, zumba dhe stërvitje stretching, kampe stërvitore, seminare dhe trajnime.

Ne i bëmë një përshtypje të madhe ekipit të Shoqatës së Kryeqyteteve dhe Qyteteve Evropiane të Sportit me bazën tonë të shkëlqyer sportive dhe programin e pasur sportiv. Shpresat tona janë të justifikojmë titullin”, tha për BNR-Varna Hristina Kelisakieva, një anëtare e ekipit të Bashkisë Bjalla që përgatiti kandidaturën e qytetit.

Objekti më i madh sportiv në Bjalla është kompleksi "Çernomorec", i cili ka një fushë futbolli, fusha ndihmëse për basketboll, volejboll, tenis dhe një zonë të madhe fitnesi në natyrë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Boksieri Viktorio Iliev me ar nga Kupa e Botës

Viktorio Iliev fitoi medaljen e artë në Kupën Botërore të Boksit për të Rinj në Budva të Malit të Zi. Në kategorinë deri në 60 kilogramë, bullgari e luajti në mënyrë të shkëlqyer betejën e fundit dhe e përgëzoi veten me suksesin e merituar me 5:0 votë..

botuar më 23-03-20 2.31.MD
Georgi Ivanov

Një bullgar fitoi titullin evropian në mundje të lirë

Georgi Ivanov ka triumfuar me titullin evropian në kampionatin e mundjes për moshën deri në 23 vjeç në Bukuresht. Në finale në kategorinë 125 kilogramë stil i lirë, bullgari kishte epërsi ndaj ukrainasit Volodimir Koçanov dhe fitoi me nokaut teknik..

botuar më 23-03-20 11.24.PD

Në Rodope zhvillohet ballkaniada e parë e volejbollit të borës

Në ditët nga data 17 deri më 19 mars, në zonën Çurika në rrëzë të majës Perelik në malin Rodope do të zhvillohet ballkaniada e parë në volejboll bore, raporton faqja 360mag.bg. Pjesëmarrës në të janë konkurrentë nga Bullgaria, Turqia dhe Rumania...

botuar më 23-03-17 2.06.MD