Qyteti bullgar Bjalla është shpallur Qyteti Evropian i Sporteve në vitin 2023. Qyteti i Detit të Zi do të presë mbi 40 aktivitete - turne futbolli, volejbolli, tenisi dhe basketbolli, gara orientimi, sporte plazhi, not, çiklizëm dhe triatlon, një festival treditor me pilates në të hapur, zumba dhe stërvitje stretching, kampe stërvitore, seminare dhe trajnime.
“Ne i bëmë një përshtypje të madhe ekipit të Shoqatës së Kryeqyteteve dhe Qyteteve Evropiane të Sportit me bazën tonë të shkëlqyer sportive dhe programin e pasur sportiv. Shpresat tona janë të justifikojmë titullin”, tha për BNR-Varna Hristina Kelisakieva, një anëtare e ekipit të Bashkisë Bjalla që përgatiti kandidaturën e qytetit.
Objekti më i madh sportiv në Bjalla është kompleksi "Çernomorec", i cili ka një fushë futbolli, fusha ndihmëse për basketboll, volejboll, tenis dhe një zonë të madhe fitnesi në natyrë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ditën e diel, më 26 shkurt, Medalistja e bronztë e botës dhe kampionia e Evropës në kategorinë deri në 48 kilogramë Sevda Asenova i solli Bullgarisë titullin e parë të edicionit të 74-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Stranxha” . Në..
Bullgarja Julija Stamatova u kualifikua në çerekfinale të turneut të tenisit në Antalija, me një fond çmimi prej 15 mijë dollarësh. Në setin e fundit, bullgarja 29-vjeçare bëri një depërtim vendimtar dhe fitoi ndaj Mavi Josterajh të Austrisë me..
Aleksandër Donski shënoi dy fitore dhe u kualifikua në raundin e dytë në single dhenë çerekfinale në dyshe në turneun e tenisit në Monastir (Tunizi) me një fond shpërblyes prej 25 mijë dollarësh. Ndërkohë, tre bullgarë u kualifikuan në..
Viktoria Tomova u kualifikua në raundin e dytë të turneut të tenisit të serisë WTA1000 në Miami. Tenistja bullgare u largua në raundin e dytë të..
Një gjimnast dhe katër atletë të gjimnastikës sportive do të përfaqësojnë Bullgarinë në garën më të madhe të Amerikës - "America Tri Games" për personat..