Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bjalla bëhet "Qyteti Evropian i Sporteve"

Foto: Facebook@europeancapitalsandcitiesofsport

Qyteti bullgar Bjalla është shpallur Qyteti Evropian i Sporteve në vitin 2023. Qyteti i Detit të Zi do të presë mbi 40 aktivitete - turne futbolli, volejbolli, tenisi dhe basketbolli, gara orientimi, sporte plazhi, not, çiklizëm dhe triatlon, një festival treditor me pilates në të hapur, zumba dhe stërvitje stretching, kampe stërvitore, seminare dhe trajnime.

Ne i bëmë një përshtypje të madhe ekipit të Shoqatës së Kryeqyteteve dhe Qyteteve Evropiane të Sportit me bazën tonë të shkëlqyer sportive dhe programin e pasur sportiv. Shpresat tona janë të justifikojmë titullin”, tha për BNR-Varna Hristina Kelisakieva, një anëtare e ekipit të Bashkisë Bjalla që përgatiti kandidaturën e qytetit.

Objekti më i madh sportiv në Bjalla është kompleksi "Çernomorec", i cili ka një fushë futbolli, fusha ndihmëse për basketboll, volejboll, tenis dhe një zonë të madhe fitnesi në natyrë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Donski

Aleksandër Donski luajti dy ndeshje të suksesshme në turneun e tenisit në Tunizi

Aleksandër Donski shënoi dy fitore dhe u kualifikua në raundin e dytë në single dhenë çerekfinale në dyshe në turneun e tenisit në Monastir (Tunizi) me një fond shpërblyes prej 25 mijë dollarësh. Ndërkohë, tre bullgarë u kualifikuan në..

botuar më 23-02-22 11.59.PD

Në Sofje ka nisur një tjetër edicion i turneut më të vjetër të boksit në Evropë

Nga data 20 deri më 26 shkurt në Sofje do të zhvillohet edicioni i 74-të i turneut më të vjetër të boksit në Evropë – “Stranxha”. Në të do të marrin pjesë më shumë se 470 boksierë nga 42 vende. Nga fuqitë e mëdha në boks do të mungojnë vetëm skuadrat e..

botuar më 23-02-20 2.26.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov do të luajë në gjysmëfinalet në Roterdam

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinalet e turneut ATP 500 në Roterdam. Ai e mposhti 24-vjeçarin Alex de Minaur nga Australia në tre sete - 6:3, 3:6, 7:6 (6). Ndeshja zgjati 2 orë e 36 minuta. Renditja në..

botuar më 23-02-17 6.49.MD