Tre bullgarë u shpallën kampionë të Evropës në kampionatin e kikboksit që mbahet në Antalia. Këta janë Borisllav Radullov, në stilin “Point Fighting” në tatami, kategori - 57 kg, Kirill Iliev, në stilin “Light contact” në tatami, kategori - 57 kg dhe Ognjan Mirçev, stili K1 në ring, kategori - 63,5 kg.
Në ditën e parafundit të garës, garuesit tanë kombëtarë Ali Yuzeir, në stilin K1 në ring, kategori - 75 kg, Hristo Kalaixhiev, në stilin “Low Kick” në ring, kategori - 86 kg, Mario Arzhanov, në stilin “Full Contact” në ring, kategori - 54 kg dhe Kristina Nikollova, në stilin “Kicklight contact” në tatami, kategori - 50 kg fitouan katër medalje argjendi.
Konfederata Bullgare e Kikboksit dhe Muay Thai-s ngriti një kontestim për shkak të numërimit të gabuar nga arbitrat e disa goditjeve nga Kristina Nikollova dhe dhënies së fitores rivales së saj Duigu Turanot nga Turqia.
Kristina Nikollova do të kthehet nga Antalia me një koleksion prej një medalje argjendi dhe dy bronzi të fituara në stilet e tjera.
Përfaqësuesi bullgar për juniorë, Ilijan Radullov e nisi me fitore në Kampionatin e Hapur të Francës. Tenisti i pestë në skemë u kualifikua në raundin e dytë pasi mposhti rusin Danil Panarin me 6:7(4), 6:4, 6:1. Ai dje u stërvit së bashku me..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi finlandezin Emil Ruusuvuori me 7:6, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të kampionatit të hapur francez dhe vazhdon në turne pa humbur asnjë set. Kundërshtari i tij i radhës do të jetë gjermani Daniel Altmaier, i..
Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit në Grand Slam, Roland Garros, duke mposhtur kazakistanin Timofej Skatov me 6:0, 6:3, 6:2. Rusi i lindur në vitin 2001, që luan për Kazakistanin, është në vendin e 147-të në..
Përfaqësuesi bullgar për juniorë, Ilijan Radullov e nisi me fitore në Kampionatin e Hapur të Francës. Tenisti i pestë në skemë u kualifikua në raundin e..