Tre bullgarë u shpallën kampionë të Evropës në kampionatin e kikboksit që mbahet në Antalia. Këta janë Borisllav Radullov, në stilin “Point Fighting” në tatami, kategori - 57 kg, Kirill Iliev, në stilin “Light contact” në tatami, kategori - 57 kg dhe Ognjan Mirçev, stili K1 në ring, kategori - 63,5 kg.
Në ditën e parafundit të garës, garuesit tanë kombëtarë Ali Yuzeir, në stilin K1 në ring, kategori - 75 kg, Hristo Kalaixhiev, në stilin “Low Kick” në ring, kategori - 86 kg, Mario Arzhanov, në stilin “Full Contact” në ring, kategori - 54 kg dhe Kristina Nikollova, në stilin “Kicklight contact” në tatami, kategori - 50 kg fitouan katër medalje argjendi.
Konfederata Bullgare e Kikboksit dhe Muay Thai-s ngriti një kontestim për shkak të numërimit të gabuar nga arbitrat e disa goditjeve nga Kristina Nikollova dhe dhënies së fitores rivales së saj Duigu Turanot nga Turqia.
Kristina Nikollova do të kthehet nga Antalia me një koleksion prej një medalje argjendi dhe dy bronzi të fituara në stilet e tjera.
Tenisti bullgar Adrian Andreev u kualifikua në raundin e 16-të të turneut të tenisit në fusha balte, në sallë në Sekeshfehervar të Hungarisë. Tenisti 21 vjeçar bullgar mundi austrianin Geralld Mellcer me 6:7 (4), 6:3, 7:6 (2) në një ndeshje tre..