Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria fitoi 7 medalje në kampionatin evropian të kikboksit në Antalia

Foto: Facebook/ bgkickboxingandmuaythai

Tre bullgarë u shpallën kampionë të Evropës në kampionatin e kikboksit që mbahet në Antalia. Këta janë Borisllav Radullov, në stilin “Point Fighting” në tatami, kategori - 57 kg, Kirill Iliev, në stilin “Light contact” në tatami, kategori - 57 kg dhe Ognjan Mirçev, stili K1 në ring, kategori - 63,5 kg.

Në ditën e parafundit të garës, garuesit tanë kombëtarë Ali Yuzeir, në stilin K1 në ring, kategori - 75 kg, Hristo Kalaixhiev, në stilin “Low Kick” në ring, kategori - 86 kg, Mario Arzhanov, në stilin “Full Contact” në ring, kategori - 54 kg dhe Kristina Nikollova, në stilin “Kicklight contact” në tatami, kategori - 50 kg fitouan katër medalje argjendi.

Konfederata Bullgare e Kikboksit dhe Muay Thai-s ngriti një kontestim për shkak të numërimit të gabuar nga arbitrat e disa goditjeve nga Kristina Nikollova dhe dhënies së fitores rivales së saj Duigu Turanot nga Turqia.

Kristina Nikollova do të kthehet nga Antalia me një koleksion prej një medalje argjendi dhe dy bronzi të fituara në stilet e tjera.


Më shumë nga rubrika

Në Sofje ka nisur një tjetër edicion i turneut më të vjetër të boksit në Evropë

Nga data 20 deri më 26 shkurt në Sofje do të zhvillohet edicioni i 74-të i turneut më të vjetër të boksit në Evropë – “Stranxha”. Në të do të marrin pjesë më shumë se 470 boksierë nga 42 vende. Nga fuqitë e mëdha në boks do të mungojnë vetëm skuadrat e..

botuar më 23-02-20 2.26.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov do të luajë në gjysmëfinalet në Roterdam

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinalet e turneut ATP 500 në Roterdam. Ai e mposhti 24-vjeçarin Alex de Minaur nga Australia në tre sete - 6:3, 3:6, 7:6 (6). Ndeshja zgjati 2 orë e 36 minuta. Renditja në..

botuar më 23-02-17 6.49.MD
Lija Karatançeva

Tenistja bullgare Lija Karatançeva u kualifikua në raundin e tretë në Santo Domingo

Në turneun e tenisit në Santo Domingo (Republika Domenikane), me një fond çmimesh prej 25 mijë dollarësh, Lija Karatançeva u kualifikua në raundin e tretë. Tenistja jonë mposhti Hannah Chan (SHBA), e 14-ta në renditje dhe e 313-ta në botë, me..

botuar më 23-02-16 4.19.MD