Tre bullgarë u shpallën kampionë të Evropës në kampionatin e kikboksit që mbahet në Antalia. Këta janë Borisllav Radullov, në stilin “Point Fighting” në tatami, kategori - 57 kg, Kirill Iliev, në stilin “Light contact” në tatami, kategori - 57 kg dhe Ognjan Mirçev, stili K1 në ring, kategori - 63,5 kg.
Në ditën e parafundit të garës, garuesit tanë kombëtarë Ali Yuzeir, në stilin K1 në ring, kategori - 75 kg, Hristo Kalaixhiev, në stilin “Low Kick” në ring, kategori - 86 kg, Mario Arzhanov, në stilin “Full Contact” në ring, kategori - 54 kg dhe Kristina Nikollova, në stilin “Kicklight contact” në tatami, kategori - 50 kg fitouan katër medalje argjendi.
Konfederata Bullgare e Kikboksit dhe Muay Thai-s ngriti një kontestim për shkak të numërimit të gabuar nga arbitrat e disa goditjeve nga Kristina Nikollova dhe dhënies së fitores rivales së saj Duigu Turanot nga Turqia.
Kristina Nikollova do të kthehet nga Antalia me një koleksion prej një medalje argjendi dhe dy bronzi të fituara në stilet e tjera.
Lojtari më i mirë bullgar në historinë e tenisit - Grigor Dimitrov u kualifikua për herë të katërt në çerekfinalen e turneut ATP 500 në Roterdam. Në po këtë turne në vitet 2013, 2017 dhe 2018 ai luajti edhe në finale. Bullgari mposhti..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov filloi me një fitore bindëse pjesëmarrjen e tij në turneun e mbyllur ATP 500 në Roterdam. Ai mundi me 6:1, 6:3 rusin Asllan Karacev pas vetëm 58 minutash lojë. Tenisti bullgar në fazën e 16-të do të..
Sot shënohet 25 vjetori i arritjes më të madhe të Bullgarisë në Lojërat Olimpike Dimërore. E vetmja medalje e artë olimpike për Bullgarinë nga Lojërat Olimpike Dimërore u fitua nga Ekaterina Dafovska në biatlon në vitin 1998 në Nagano të Japonisë...
Viktoria Tomova u kualifikua në raundin e dytë të turneut të tenisit të serisë WTA1000 në Miami. Tenistja bullgare u largua në raundin e dytë të..
Një gjimnast dhe katër atletë të gjimnastikës sportive do të përfaqësojnë Bullgarinë në garën më të madhe të Amerikës - "America Tri Games" për personat..