Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria fitoi 7 medalje në kampionatin evropian të kikboksit në Antalia

Foto: Facebook/ bgkickboxingandmuaythai

Tre bullgarë u shpallën kampionë të Evropës në kampionatin e kikboksit që mbahet në Antalia. Këta janë Borisllav Radullov, në stilin “Point Fighting” në tatami, kategori - 57 kg, Kirill Iliev, në stilin “Light contact” në tatami, kategori - 57 kg dhe Ognjan Mirçev, stili K1 në ring, kategori - 63,5 kg.

Në ditën e parafundit të garës, garuesit tanë kombëtarë Ali Yuzeir, në stilin K1 në ring, kategori - 75 kg, Hristo Kalaixhiev, në stilin “Low Kick” në ring, kategori - 86 kg, Mario Arzhanov, në stilin “Full Contact” në ring, kategori - 54 kg dhe Kristina Nikollova, në stilin “Kicklight contact” në tatami, kategori - 50 kg fitouan katër medalje argjendi.

Konfederata Bullgare e Kikboksit dhe Muay Thai-s ngriti një kontestim për shkak të numërimit të gabuar nga arbitrat e disa goditjeve nga Kristina Nikollova dhe dhënies së fitores rivales së saj Duigu Turanot nga Turqia.

Kristina Nikollova do të kthehet nga Antalia me një koleksion prej një medalje argjendi dhe dy bronzi të fituara në stilet e tjera.


Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Viktoria Tomova në finalen në Zaragozë

Tenistja Viktoria Tomova sot do të garojë për titullin në turneun në Zaragozë me një fond çmimesh prej 80 mijë dollarësh. Kundërshtarja e saj do të jetë e 103-ta në botë dhe e katërta në renditje, Tereza Martincova nga Çekia. Bullgarja e renditur në..

botuar më 23-04-16 11.45.PD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova në gjysmëfinale në Zaragozë

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova u kualifikua në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Zaragozë me një fond shpërblyes prej 80 mijë dollarësh. Bullgarja e renditur në vendin e dytë mundi pjesëmarrësen spanjolle Irene Bourillo me 6:3, 6:4 dhe..

botuar më 23-04-15 12.36.MD

Një nokaut në raundin e tretë i solli fitoren Tervell Pulevit ndaj një amerikani

Pas gati një viti mungesë, boksieri bullgar Tervell Pulev u rikthye me fitore në ringun profesionist. Në fund të raundit të tretë, ai mposhti amerikanin Joel Hodggreen në një ndeshje në Costa Mesa të Kalifornisë, para 800 shikuesve. Kjo është fitorja..

botuar më 23-04-14 10.01.PD