Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria fitoi 7 medalje në kampionatin evropian të kikboksit në Antalia

Foto: Facebook/ bgkickboxingandmuaythai

Tre bullgarë u shpallën kampionë të Evropës në kampionatin e kikboksit që mbahet në Antalia. Këta janë Borisllav Radullov, në stilin “Point Fighting” në tatami, kategori - 57 kg, Kirill Iliev, në stilin “Light contact” në tatami, kategori - 57 kg dhe Ognjan Mirçev, stili K1 në ring, kategori - 63,5 kg.

Në ditën e parafundit të garës, garuesit tanë kombëtarë Ali Yuzeir, në stilin K1 në ring, kategori - 75 kg, Hristo Kalaixhiev, në stilin “Low Kick” në ring, kategori - 86 kg, Mario Arzhanov, në stilin “Full Contact” në ring, kategori - 54 kg dhe Kristina Nikollova, në stilin “Kicklight contact” në tatami, kategori - 50 kg fitouan katër medalje argjendi.

Konfederata Bullgare e Kikboksit dhe Muay Thai-s ngriti një kontestim për shkak të numërimit të gabuar nga arbitrat e disa goditjeve nga Kristina Nikollova dhe dhënies së fitores rivales së saj Duigu Turanot nga Turqia.

Kristina Nikollova do të kthehet nga Antalia me një koleksion prej një medalje argjendi dhe dy bronzi të fituara në stilet e tjera.


Më shumë nga rubrika

Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Ansambli bullgar fitoi medaljen e artë në shumëgarësh në Sofia Cup

Këtë fundjavë ansambli bullgar i vajzave fitoi një medalje të artë në garën e gjithanshme në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup në Sofje. Andrea Ivanova, Eva Emillova, Cvetejoana Pejçeva, Krasimira Ivanova, Gabriella Peeva..

botuar më 23-04-10 11.14.PD

Gjimnastet bullgare të ansamblit u kualifikuan në finalen e litarëve në Sofia Cup

Ansambli ynë kombëtar i vajzave kryesoi renditjen e shumëgarëshit pas kombinimin e tyre me pesë litarë në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup, i cili filloi mëngjesin e sotëm në sallën “Sofja”. Andrea Ivanova, Eva Emillova,..

botuar më 23-04-07 4.08.MD
Rumjana Nejkova

Legjenda bullgare e kanotazhit Rumjana Nejkova mbushi 50 vjeç!

Legjenda e kanotazhit bullgar Rumjana Nejkova, pjesëmarrëse në 5 olimpiada , feston 50 vjetorin e saj. Nejkova ka filluar të merret me kanotazh në vitin 1985. Në vitin 1989 u bë nënkampione e botës për vajza dhe një vit më vonë triumfoi me..

botuar më 23-04-06 4.57.MD