Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kolonia e flamingove rozë pranë Burgasit po zmadhohet me shpejtësi

Foto: BGNES

Gati 2300 flamingot rozë banojnë në liqenin Atanasovsko pranë qytetit bregdetar Burgas. Të dhënat janë nga regjistrimi i fundit i shpendëve në tetor. Monitorimi i rregullt u realizua në kuadrin e projektit “Laguna e jetës” të Fondacionit Bullgar “Biodiversiteti”. Numri i shpendëve filloi të rritet në gusht 2019. Atëherë grupi i parë i madh numëronte 159  shpendë.

Deri më tani, nuk ka fakte alarmante për ndikimin e kolonisë në pjesën tjetër të faunës. Flamingot rozë zgjedhin pishina të ndryshme në të cilat ushqehen.

E veçanta e liqenit Atanasovsko është se, me pritat dhe digat e ndërtuara, ai është i ndarë në më shumë se 150 pellgje. Në shumicën e tyre uji ka kripësi të ndryshme, ka banorë të ndryshëm dhe ushqim të ndryshëm për shpendët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Niveli mesatar i papunësisë në Bullgari është afër 6%

Me një normë mesatare të raportuar të papunësisë prej 5,8 për qind, në qytetin e Sofjes ajo është 1,6 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, te data 31 janar 2024, papunësia është më e larta në rajonin e qytetit të Vidinit – pak nën 16..

botuar më 24-03-25 1.26.MD

Dita e Nënës së Krishterë është Ungjillëzimi

Çdo vit, më 25 Mars, Kisha shënon një nga festat e saj më të ndritshme – Ungjillëzimi i Hyjlindëses. I shënuar nga lajmi i mirë i ngjizjes së papërlyer, ai personifikon mëshirën e pafund të Zotit për njerëzit dhe veçanërisht për gruan  nënë, të..

botuar më 24-03-25 5.30.PD

Qytetarët në Bullgari tashmë mund të informohen në lidhje me parashikimet për ndotjen e ajrit

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (NIMH) kanë krijuar një faqe ku përdoruesit mund të shohin parashikimin e ndotjes së ajrit me grimcat e imta të pluhurit. Cilësia e ajrit atmosferik në Bullgari vazhdon të jetë një..

botuar më 24-03-24 9.15.PD