Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse parlamenti nuk formon qeveri, zgjedhjet do të jenë më së shpejti në mars

Presidenti Radev
Foto: BGNES-arkiv

Konsultimet e presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë u kthyen në mosmarrëveshje për riarmatimin e ushtrisë bullgare në takimin e presidentit me koalicionin "Bullgaria Demokratike".

Presidenti kritikoi tezën se Bullgaria duhet t'i sigurojë Ukrainës armatimin e vjetër sovjetik që të marrë në këmbim sisteme të vjetra të NATO-s nga aleatët e saj.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov u përgjigj se problemi me modernizimin e vonuar të ushtrisë është sistematik. Politikani theksoi se presidenti ka spekuluar se nëse Sofja i jep armë Ukrainës, ajo do të hyjë si vend në luftë, sepse edhe vendet e tjera perëndimore furnizojnë me armë Ukrainën, por ato nuk janë vende ndërluftuese. Putin ka interes për një Evropë të përçarë për të imponuar vullnetin e tij. Pas 24 shkurtit, sado vonë të jetë, ne duhet të qëndrojmë në anën e Ukrainës dhe të mos trembim njerëzit, shtoi Ivanov.

Lidhur me formimin e qeverisë, presidenti theksoi se në zgjedhjet e fundit qytetarët bullgarë dhanë një votë sipas së cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme.

Aritmetika tregon se që të formohet një qeveri duhen jo më pak se 3 parti. Për të qenë ajo stabile, kërkohet krijimi i një koalicioni me prioritete dhe strukturë për t'i siguruar qytetarët bullgarë se ky nuk është një tubim joparimor, u përgjigj Ivanov.

Presidenti bëri me dije se nuk do të nxitojë për të dorëzuar mandatet për formimin e qeverisë. “Unë nuk do të caktoj zgjedhje në janar dhe shkurt. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të çojë kjo, dhe rreziku i pjesëmarrjes edhe më të ulët të votuesve është real. Pra mandati i tretë do të dorëzohet pas vitit të ri, që në muajin mars që të ketë zgjedhje”, theksoi Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Kocev

Presidenti shkarkoi nga detyra kryesekretarin e Ministrisë së Brendshme

Me propozim të qeverisë së përkohshme, presidenti nënshkroi një dekret për ndërprerjen e kompetencave dhe shkarkimin nga detyra të kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zhivko Kocev, njoftoi qendra e shtypit e kreut të shtetit...

botuar më 24-04-10 1.08.MD

Ish-ministrat nga kabineti Denkov u kthyen në bankat parlamentare

Në fillim të seancës parlamentare, kryeparlamentari Rosen Zheljazkov uroi besimtarët myslimanë për festën e Ramazan Bajramit. Ish-kryeministri Nikollaj Denkov dhe ish-ministri i financave Asen Vasilev u kthyen në parlament si deputetë, njoftoi..

botuar më 24-04-10 11.41.PD

Bashkësisë Islame i urojmë festën e Ramazan - Bajramit

Myslimanët në vend dhe në mbarë botën festojnë Ramazan - Bajramin. Në një fjalim, kryemyftiu Mustafa Haxhi vuri në dukje se Bajrami i bashkon njerëzit, pavarësisht nga dallimet fetare apo etnike, dhe kohët që jetojmë kërkojnë që të jemi më të..

botuar më 24-04-10 8.53.PD