Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 24 nëntorin

Po vjen një rënie e temperaturave

Foto: BGNES

Paraditen e së enjtes do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta përgjatë Danubit, mbi Bullgarinë Lindore dhe Detin e Zi. Temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, në Sofje – 6°. Pas drekës temperaturat do të zbresin nga 3 deri në 8°, në kryeqytet deri në 3°.

Temperaturat maksimale në Detin e Zi do të jenë 14-16 gradë, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3 ballë.

Mbi malet do të bjerë borë, në masivët perëndimor mbi 1200 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zonat më të ulëta do të bjerë shi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 4°, në 2000 m rreth 0°.

Të premten moti do të vazhdojë të jetë më i ftohtë. Dëborë e lehtë do të bjerë në zonat e larta luginore në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Paraballkan.

Më shumë nga rubrika

Një për qind ndan forcat e para dhe të dyta politike

Pesë apo gjashtë forca politike do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, parashikon Qendra për Analizë dhe Marketing. Sipas sondazhit, koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" merr miratimin më të madh me 25.7%, i dyti është koalicioni..

botuar më 23-03-23 3.31.MD
Rumen Radev

Bullgaria do të prodhojë predha për partnerët e BE-së

Bullgaria nuk merr pjesë në dërgimin e përbashkët të predhave në Ukrainë së bashku me 9 vende të tjera, tha presidenti Rumen Radev në Bruksel para samitit të BE-së. Vetëm 17 vende lidhën një marrëveshje furnizimi për Ukrainën. Bullgaria u angazhua..

botuar më 23-03-23 3.11.MD

Platforma për ndjekjen e çmimeve në dyqanet e mëdha është gati

Sot do të prezantohet platforma për monitorimin e çmimeve në zinxhirët e shitjeve me pakicë e zhvilluar nga qeveria e përkohshme, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe komunikacioneve Hristo Aleksiev. Ai shpjegoi se zinxhirët..

botuar më 23-03-23 2.51.MD