Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Brukseli pezullon raportet për Rumaninë në kuadër të Mekanizmit të Bashkëpunimit

Komisioni Evropian njoftoi se Rumania përmbushi treguesit e përcaktuar në Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit. Brukseli nuk do të bëjë më raporte për Rumaninë sipas mekanizmit, por monitorimi vazhdon dhe do të evidentohet në raportin vjetor mbi sundimin e ligjit në BE. Përpara përfundimit të plotë të mbikëqyrjes, Komisioni Evropian do të marrë parasysh opinionin e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian. Komisioni do t’i rikthehet kësaj çështjeje, përfshirë edhe Bullgarinë, në muajt në vijim, thuhet në njoftim. Vihet re se legjislacioni evropian parashikon që përpara mbylljes së mekanizmit, Komisioni Evropian të konsultohet me Këshillin e BE-së dhe të marrë parasysh opinionin e tij. Mekanizmi i inspektimit u prezantua në vitin 2007 kur të dy vendet hyrën në BE-në.

Turqia po negocion një hua nga Arabia Saudite

Arabia Saudite dhe Turqia po diskutojnë mundësinë që Riadi të depozitojë 5 miliardë dollarë në Bankën Qendrore Turke, njoftoi Ministria saudite e Financave, njoftoi Reuters. Banka nuk pranoi të komentojë, por një përfaqësues i informuar turk tha se bisedimet përfundimtare janë duke u zhvilluar me Arabinë Saudite për një marrëveshje shkëmbimi ose depozite. Ekonomia e Turqisë u godit rëndë nga rënia e lirës dhe inflacioni i lartë prej më shumë se 85 për qind, dhe një kredi saudite do të forconte pakësimin e rezervave valutore të Ankarasë. Vëzhguesit thonë se kjo do të ndihmonte gjithashtu presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mbajë mbështetjen përpara zgjedhjeve në qershor 2023. Banka Qendrore e Turqisë ka marrëveshje shkëmbimi për pagesë në monedha vendase me partnerët kryesorë tregtarë për mbi 28 miliardë dollarë.

Opinioni publik në Maqedoninë e Veriut është fort i ndarë për Ukrainën dhe BE-në

51.2 për qind e maqedonasve mendojnë se politika e Maqedonisë së Veriut ndaj luftës në Ukrainë nuk është “e mençur”. Mendim të kundërt kanë 25.7 për qind, ndërsa 23.2 për qind nuk ​​kanë qëndrim, sipas anketës së agjencisë Market Vision të porositur nga MKD.mk. 62.8 për qind nuk ​​i miratojnë sanksionet ekonomike kundër Rusisë dhe 70.9 për qind nuk ​​e miratojnë dërgimin e armëve nga vendi në Kiev. 48,4 për qind e maqedonasve besojnë se vendi nuk duhet të pranojë kornizën e negociatave të propozuar nga BE-ja. 29 për qind mbështesin propozimin e Presidencës Franceze të BE-së të pranuar nga Maqedonia e Veriut. 22.4 për qind nuk ​​kanë asnjë mendim. Në të njëjtën kohë, 58.3 për qind e të anketuarve besojnë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë integrimin evropian.

Kosova dhe Serbia gjetën një kompromis për krizën me targat

Beogradi dhe Prishtina arritën pajtim për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes dyvjeçare për targat e makinave në Kosovën e Veriut, shkroi në Twitter Komisioneri Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell. “Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me kode të qyteteve të Kosovës. Kosova do të ndalojë veprimet e mëtejshme në lidhje me ri-regjistrimin e automjeteve”, shpjegoi Borell. Prishtina donte të gjobiste rreth 10 000 shoferë serbë që vazhduan të përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Diplomati i parë i BE-së do të ftojë të dy vendet në ditët në vijim për të diskutuar propozimin e BE-së, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe ish-krahinës jugosllave.

Greqia tërheq punëtorë nga Egjipti për bujqësinë e saj

Në Kajro, Greqia nënshkroi një marrëveshje për punësimin e punëtorëve sezonalë të bujqësisë nga Egjipti, raportoi TV skai.gr. Një marrëveshje e tillë mes dy vendeve arrihet për herë të parë. Sipas saj, në vitin e parë të aplikimit pilot, në Greqi do të vijnë 5000 punëtorë bujqësorë, të cilët do të kenë të drejtën e qëndrimit për 9 muaj brenda vitit. Sipas Athinës, me marrëveshjen qeveria greke po plotëson një kërkesë të rëndësishme të provincës greke, e cila kërkon më shumë krah të punës për të plotësuar nevojat në rritje në sektorin e bujqësisë. Autoritetet e përkufizojnë marrëveshjen si një hap të madh, sepse për herë të parë Greqia ofron mundësinë e migrimit legal përmes një marrëveshjeje ndërqeveritare.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, reuters.com

Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD