Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treni Sofje-Stamboll në renditjen e Lonely Planet për vitin 2023

Foto: bdz.bg

Lonely Planet, lideri botëror në botimin e udhëzuesve të udhëtimit, ka përpiluar një listë të udhëtimeve më të mira që mund të bëjmë në vitin 2023. Publikimi ka renditur 30 atraksionet në renditjen e tij vjetore, e cila përfshin pesë kategori: udhëtime, ngrënie, mësim, pushime dhe lidhje. Ndër destinacionet më të mira është treni ekspres Stamboll-Sofje. Sipas botimit, shërbimi i rivendosur para pak kohe i udhëtimeve gjatë natës "kombinon dy aventura në një, duke u nisur nga Stambolli - një vend ku Lindja takohet me Perëndimin - dhe duke i çuar pasagjerët në kryeqytetin e qetë të Bullgarisë 11 orë më vonë".

Tom Hall - eksperti i trenave i Lonely Planet shkruan se ekspresi i natës në fjalë "e kalon kufirin që ngjan me fortesë midis dy vendeve dhe lëviz nëpër vendkalimet malore para se të mbërrijë në Sofje – një qytet të nënvlerësuar, por mikpritës". Duke u larguar nga Stambolli, pasagjeri do të shijojë peizazhe të lashta dhe të mrekullueshme ndërsa treni lëviz ngadalë nëpër malet e Bullgarisë. Dhe nga Sofja hapеt rruga për udhëtime të mëtejshme epike nëpër Evropë, thotë Tom Hall.

Autori i Lonely Planet u rekomandon udhëtarëve që tashmë kanë mbërritur në kryeqytetin bullgar, të vizitojnë katedralen “Shën Aleksandër Nevski", Muzeun Kombëtar të Shkencave të Natyrës dhe Galeria “Kuadrat 500”.

Në artikull, Tom Hall përmend se ku turistët mund të hanë një mëngjes të mirë dhe të pinë një birrë të këndshme artizanale. Dhe përfundon me fjalët "Udhëtarët vendas me të cilët fola rekomanduan një udhëtim me linjën me binarë të ngushtë nga Septemvri në Dobrinishte si një turne shumë piktoresk në afërsi të linjës Plovdiv-Sofje.”

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bdz.bg, tesnolineikata.com, BGNES

Më shumë nga rubrika

Po shtohet mbulesa e dëborës në Pamporovo

Rreth 15 cm është mbulesa e grimbulluar e dëborës në pushimoren Pamporovo në malin Rodopa, sipas të dhënave të Shërbimit të Shpëtimit Malor. Kushtet e skijimit në resort janë të mira, pasi borës artificiale në shpatet i shtohet bora natyrale. Për..

botuar më 23-01-11 6.21.MD
Në Shkëmbinjtë Bekovi

Nëpër bukuritë e panjohura të Bullgarisë me Ljubomir Angellov

Liqenet e Rilës dhe shkëmbinjtë e Bellogradçikut, maja Musalla e kepi Kaliakra , qyteti Mellnik dhe shpella Prohodna me Sytë e Zotit ...  Të panumërta janë bukuritë e Bullgarisë, para të cilave dridhemi nga admirimi dhe që ia tregojmë..

botuar më 23-01-02 10.10.PD

I paparashikueshëm, kaotik, por i suksesshëm – viti turistik 2022

Para dhe pas pandemisë, kjo është mënyra me të cilën ne vazhdojmë të përcaktojmë nëse viti turistik ka qenë i suksesshëm apo jo. Viti 2019, një vit para Covid-19, konsiderohet si një nga më produktivët në industri. Por çfarë ndodhi në vitin aktual..

botuar më 22-12-29 2.30.MD