Lonely Planet, lideri botëror në botimin e udhëzuesve të udhëtimit, ka përpiluar një listë të udhëtimeve më të mira që mund të bëjmë në vitin 2023. Publikimi ka renditur 30 atraksionet në renditjen e tij vjetore, e cila përfshin pesë kategori: udhëtime, ngrënie, mësim, pushime dhe lidhje. Ndër destinacionet më të mira është treni ekspres Stamboll-Sofje. Sipas botimit, shërbimi i rivendosur para pak kohe i udhëtimeve gjatë natës "kombinon dy aventura në një, duke u nisur nga Stambolli - një vend ku Lindja takohet me Perëndimin - dhe duke i çuar pasagjerët në kryeqytetin e qetë të Bullgarisë 11 orë më vonë".
Tom Hall - eksperti i trenave i Lonely Planet shkruan se ekspresi i natës në fjalë "e kalon kufirin që ngjan me fortesë midis dy vendeve dhe lëviz nëpër vendkalimet malore para se të mbërrijë në Sofje – një qytet të nënvlerësuar, por mikpritës". Duke u larguar nga Stambolli, pasagjeri do të shijojë peizazhe të lashta dhe të mrekullueshme ndërsa treni lëviz ngadalë nëpër malet e Bullgarisë. Dhe nga Sofja hapеt rruga për udhëtime të mëtejshme epike nëpër Evropë, thotë Tom Hall.
Autori i Lonely Planet u rekomandon udhëtarëve që tashmë kanë mbërritur në kryeqytetin bullgar, të vizitojnë katedralen “Shën Aleksandër Nevski", Muzeun Kombëtar të Shkencave të Natyrës dhe Galeria “Kuadrat 500”.
Në artikull, Tom Hall përmend se ku turistët mund të hanë një mëngjes të mirë dhe të pinë një birrë të këndshme artizanale. Dhe përfundon me fjalët "Udhëtarët vendas me të cilët fola rekomanduan një udhëtim me linjën me binarë të ngushtë nga Septemvri në Dobrinishte si një turne shumë piktoresk në afërsi të linjës Plovdiv-Sofje.”
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: bdz.bg, tesnolineikata.com, BGNES
Po kërkoni një pushim të lirë në plazh? Drejtohuni në Evropën Lindore dhe veçanërisht në Ballkan. Kroacia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi ofrojnë diell përvëlues dhe çmime të volitshme në sezonin shtator-qershor, thekson gazeta “Guardian”...
Gjatë sezonit të dimrit, 70 për qind e turistëve në vend janë bullgarë, tha për BNT Ilin Dimitrov, ushtrues detyre i ministrit të turizmit. Sezoni i dimrit ishte i vështirë, por i suksesshëm. Nuk kishte borë në të gjithë Evropën. Pistat ishin në formë..
Veliko Tërnovo, destinacioni më i kërkuar për turizmin kulturor në Bullgari, pret një rritje të turistëve në muajt e ardhshëm. Kryeqyteti ynë mesjetar me mbi 7,000 vjet histori magjeps mysafirët me shtëpitë e tij të vendosura si një amfiteatër mbi..
Që nga fillimi i vitit 2023, ka pasur një rritje të ndjeshme të pasagjerëve në Aeroportin e Varnës. Duket se kryeqyteti ynë detar popërpiqet të..