Në një takim në Bruksel, ministri i energjetikës Rosen Hristov dhe kolegia e tij franceze Anies Panier-Ryunache diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë me theks në energjinë gjeotermale dhe bërthamore. Në lidhje me bashkëpunimin në energjetikën bërthamore, ministri francez theksoi se “Framatom” është i pavarur nga Rusia dhe është i gatshëm të marrë pjesë në procesin e diversifikimit të furnizimit me lëndë djegëse të freskët bërthamore për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe të ndihmojë palën bullgare në rast zgjerimi i programit bërthamor në të ardhmen.
Dëshirën e kompanisë franceze e shprehu edhe udhëheqja e saj në krye me drejtorin ekzekutiv Bernard Fontana në një takim në Sofje me presidentin Rumen Radev. Presidenti theksoi se arritja e diversifikimit të energjisë është prioritet kyç për vendin tonë.
Nuk ka rrezik që makinat që do të përdoren për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit të mos arrijnë në kohë në komisionet seksionale zgjedhore jashtë vendit, tha në një konferencë për media zëdhënësja e KQZ-së, Rosica Mateva. Më herët..
Pesë apo gjashtë forca politike do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, parashikon Qendra për Analizë dhe Marketing. Sipas sondazhit, koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" merr miratimin më të madh me 25.7%, i dyti është koalicioni..
Bullgaria nuk merr pjesë në dërgimin e përbashkët të predhave në Ukrainë së bashku me 9 vende të tjera, tha presidenti Rumen Radev në Bruksel para samitit të BE-së. Vetëm 17 vende lidhën një marrëveshje furnizimi për Ukrainën. Bullgaria u angazhua..