Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Framatom” është gati të marrë pjesë në diversifikimin e karburantit bërthamor për Centralin Atomik Bërthamor “Kozlloduj”

Rosen Hristov dhe Anies Panier-Ryunache
Foto: me.government.bg

Në një takim në Bruksel, ministri i energjetikës Rosen Hristov dhe kolegia e tij franceze Anies Panier-Ryunache diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë me theks në energjinë gjeotermale dhe bërthamore. Në lidhje me bashkëpunimin në energjetikën bërthamore, ministri francez theksoi se “Framatom” është i pavarur nga Rusia dhe është i gatshëm të marrë pjesë në procesin e diversifikimit të furnizimit me lëndë djegëse të freskët bërthamore për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe të ndihmojë palën bullgare në rast zgjerimi i programit bërthamor  në të ardhmen.

Dëshirën e kompanisë franceze e shprehu edhe udhëheqja e saj në krye me drejtorin ekzekutiv Bernard Fontana në një takim në Sofje me presidentin Rumen Radev. Presidenti theksoi se arritja e diversifikimit të energjisë është prioritet kyç për vendin tonë.




Më shumë nga rubrika

Asen Vasilev

Prokuroria merr në pyetje drejtuesit e PP-së për kërcënime ndaj një deputeti

Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) Asen Vasilev shkoi në Prokurorinë e Qarkut të Sofjes për t'u marrë në pyetje. Para kësaj, Prokuroria e Shtetit njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për presion me kërcënim ndaj deputetit..

botuar më 23-05-30 12.26.MD

Do të ketë një përfaqësues bullgar në një hetim për vrasje në Afrikën e Jugut

Autoritetet në Republikën e Afrikës së Jugut i kanë konfirmuar Ministrisë së Brendshme bullgare se një përfaqësues bullgar do të pranohet në hetimin e vrasjes së Krasimir Kamenov - Këro dhe tre personave të tjerë. BNR mësoi se një punonjës i..

botuar më 23-05-30 11.46.PD
Jmes Rubin

Një i dërguar i SHBA-së po vjen në Sofje për të luftuar dezinformimin

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës Amerikane për Angazhim Global, James Rubin, do të vizitojë Bullgarinë gjatë javës, njoftoi Departamenti i Shtetit. Misioni i Rubinit në Sofje është "të forcojë mbështetjen për iniciativat për të..

botuar më 23-05-30 9.37.PD