Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2022

Borë dhe temperatura më të ulëta

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira. Deri në mëngjes në pjesën më të madhe të Bullgarisë Veriore do të bjerë borë e dobët, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 1° dhe 4°, kurse maksimalet nga 3° deri 8°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 2°, ndërsa ajo maksimale rreth 7°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët, me erë dhe reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 11°-13°. Temperatura e ujit detar do të jetë 13°-14°. Lëvizja e detit do të jetë 3-4 ballë.

Mbi male do të mbajë vranësira dhe reshje bore, nën rreth 1200 m - reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindje, në zonat e larta dhe të hapura nga juglindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 4°, në 2000 m - rreth minus 2°.


Më shumë nga rubrika

Një bullgar u arrestua në Belgjikë me akuzën e përgatitjes së një atentati

Shtetasi bullgar Sergej R. u arrestua për tentativë atentati në Belgjikë pas dy aksioneve policore në Bruksel dhe Antverpen kundër të rinjve të radikalizuar xhihadistë, njoftuan mediat lokale, duke cituar një deklaratë nga zyra e prokurorit federal...

botuar më 23-03-30 8.55.PD
Foto: Facebook / Consulate General of Bulgaria in Toronto

Trëndafilat bullgarë do të lulëzojnë në Burnaby të Kanadasë

Trëndafilat bullgarë u mbollën në Burnaby, British Columbia, Kanada. Shumë bullgarë dhe qytetarë kanadezë iu bashkuan aktivitetit të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto dhe Shoqëria Bullgaro-Kanadeze në Kolumbinë..

botuar më 23-03-30 6.10.PD

Parashikimi i motit për 30 marsin 2023

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 5 deri në 0°, në Sofje rreth minus 3°. Gjatë ditës era do të pushojë dhe do të mbajë diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°, në kryeqytet deri në 13°. Do të jetë me..

botuar më 23-03-29 8.25.MD