Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2022

Borë dhe temperatura më të ulëta

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira. Deri në mëngjes në pjesën më të madhe të Bullgarisë Veriore do të bjerë borë e dobët, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 1° dhe 4°, kurse maksimalet nga 3° deri 8°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 2°, ndërsa ajo maksimale rreth 7°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët, me erë dhe reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 11°-13°. Temperatura e ujit detar do të jetë 13°-14°. Lëvizja e detit do të jetë 3-4 ballë.

Mbi male do të mbajë vranësira dhe reshje bore, nën rreth 1200 m - reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindje, në zonat e larta dhe të hapura nga juglindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 4°, në 2000 m - rreth minus 2°.


Më shumë nga rubrika

Prokurori i përgjithshëm kërkoi imunitetin e Bojko Borisov

Kryeprokurori bëri kërkesë për heqjen e imunitetit të një përfaqësuesi të popullit, për të cilin prokuroria e shtetit thotë se ka inicialet B.B. Pak ditë më parë, Prokuroria e qytetit të Sofjes i propozoi Kryeprokurorit të Bullgarisë që të paraqesë..

botuar më 23-06-02 5.43.MD
Rumen Geçev

BSP pyet se për çfarë u shpenzuan 4 miliardë leva nga rezerva fiskale

“Ne jemi të shqetësuar për atë që po ndodh me financat bullgare dhe veçanërisht me menaxhimin e rezervës fiskale, si dhe me gjendjen dhe sigurinë e Fondit të Argjendtë". Këtë e deklaroi në Kuvendin Popullor Rumen Geçev nga BSP-ja. Sipas tij, nga..

botuar më 23-06-02 3.44.MD

Sirena në kujtim të Hristo Botevit dhe të Vdekurve për Lirinë e Bullgarisë

Pikërisht në orën 12:00, sirenat në mbarë vendin ranë për dy minuta dhe populli qëndroi në vend për të nderuar kujtimin e poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Më herët gjatë ditës, në malin Okollçica,..

botuar më 23-06-02 12.36.MD