Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrat e jashtëm të NATO-s do të diskutojnë luftën në Ukrainë

Foto: BGNES

Në një takim dy-ditor në Bukuresht, ministrat e jashtëm të NATO-s do të diskutojnë zbatimin e vendimeve të marra tashmë në samitin e NATO-s në Madrid. Lufta në Ukrainë dhe sigurimi i mbështetjes afatgjatë politike dhe praktike nga aleatët për Kievin do të jetë tema kryesore e samitit gjatë ditës së parë.

Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të sulmojë rrjetin energjetik të Ukrainës dhe shërbimet bazë për njerëzit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përpara forumit. Presidenti Vladimir Putin po përpiqet të përdorë dimrin si një armë ushtarake kundër Ukrainës. Nuk mund ta lëmë Putinin të fitojë, kjo do t'u tregojë liderëve të tjerë se ata mund t'i arrijnë qëllimet e tyre me forcë, theksoi Stolentberg. "Lufta ndoshta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve, por rezultati i negociatave varet nga situata në fushën e betejës. Ne mbështesim Ukrainën", shtoi Stoltenberg.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski diskutoi idenë e krijimit të një Gjykate Speciale për krimet ushtarake ruse, së bashku me ministrat e jashtëm të 7 vendeve evropiane, të cilët ishin për një vizitë të përbashkët në Kiev përpara se të mbërrinin në Bukuresht, raportoi UNIAN.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Paris prezantohen aroma dhe kozmetikë bullgare

Aromat dhe kozmetika bullgare do të prezantohen në ekspozitën IN-COSMETICS GLOBAL 2024 që fillon më 16 prill në kryeqytetin botëror të industrisë së parfumerisë - Paris, njoftoi Shoqata Kombëtare Bullgare "Vajra eterike, Parfumeri dhe Kozmetikë"...

botuar më 24-04-16 6.10.PD

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore...

botuar më 24-04-15 7.35.MD

“Lëvizja e Gjelbër” largohet nga PP-DB

Pas një konsultimi të gjerë me anëtarët e saj, partia “Lëvizja e Gjelbër” del nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe do të paraqitet veçmas në zgjedhjet evropiane dhe ato të parakohshme parlamentare të 9 qershorit...

botuar më 24-04-15 6.16.MD