Bullgaria mbështet përpjekjet aktive të Kosovës për të formuar veten si një shtet modern. Për ne e ardhmja e Kosovës është në BE, tha presidenti Rumen Radev në një deklaratë të përbashkët me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Sofje. Bullgaria po ndërmerr hapa për të zbutur krizën energjetike në rajon. U pajtuam që të formojmë një grup punues për zgjidhjen e problemeve në fushën e energjisë, theksoi Radev.
Qytetarët e Kosovës me vetëdije bullgare të fitojnë mundësi të barabarta me qytetarët e tjerë dhe presim që Prishtina të gjejë mekanizmat për këtë, tha presidenti.
Presidentja Osmani u përgjigj se në Kosovë Bullgarinë e konsiderojnë partner dhe aleat.
Prodhuesit e drithërave nga i gjithë vendi mbyllën trafikun me traktorë në pikën kufitare "Ura e Danubit" pranë qytetit Ruse dhe formuan autokolona me kamionë të lehtë dhe të rëndë. Fermerët po protestojnë me një kërkesë kryesore - të ndalet..
Për të katërtën ditë radhazi, alarmet për bomba u morën me postat elektronike të një numër shkollash në të gjithë vendin. Qindra nxënës në Sofje, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Pleven, Sliven, Dobriç u evakuuan. “Për momentin nuk ka asnjë..
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbrëmjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQY) ngarkoi ekspertët të kontrollojnë 446 makineritë që do të përdoren për të votuar të dielën për parlament. Synimi është të garantohet se nuk do të ketë manipulime..
Vullnetarët nga Burgasi organizojnë për vitin e radhës fushatën e Pashkëve “Kohë me buzëqeshje për të moshuarit e vetmuar”, njoftoi BNR Burgas...
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje rreth minus 2°. Gjatë ditës do të fryjë erë e ftohtë. Vranësirat do..
Ndërmarrja shtetërore e armëve - Sopot mund të prodhojë predha 155 mm, të cilat BE planifikon t'i furnizojë Ukrainës. Kështu deklaroi ministri i ekonomisë,..