Përderisa Serbia e kërcënon hapur Kosovën me luftë, kërcënon haptazi vendet e tjera të rajonit – Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi – nuk ka mundësi që një iniciativë të udhëhiqet nga një vend si Serbia.Kështu u përgjigj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Sofje e pyetur nëse projekti “Ballkani i Hapur” është një përpjekje e Beogradit për të rikthyer dominimin serb në rajon në dëm të Evropës.
Sipas Osmanit, gjërat mund të ishin ndryshe nëse Serbia do ta kishte njohur Kosovën. “Sikur Serbia t’i kishte njohur vlerat e Bashkimit Evropian – lirinë, demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, por realiteti është larg kësaj”, tha presidentja e Kosovës.
Maqedonia e Veriut fshiu nga regjistri qendror Klubin Bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir. Masa u vendos nga Ministria e Drejtësisë në Shkup më 17 mars. Vendimi bazohet në ndryshimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione të votuar unanimisht nga..
Pasqyrimi mediatik i vizitës së presidentit rumun Kllaus Iohanis në Sofje më 15 mars nuk na befasoi. Presidenca rumune, si zakonisht, e vuri theksin në bisedimet mbi sigurinë, ndërsa pala bullgare e diskutoi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve...
Para zgjedhjeve presidenciale kreu i shtetit të Malit të Zi shpërndau parlamentin Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç , ka shpërndarë me dekret parlamentin në Podgoricë, raporton BTA. Kjo ndodhi pasi afati për parlamentin e 27-të..