Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE po takohen në qytetin polak Lodz. Polonia, e cila është mikpritëse mori vendimin e paprecedentë për të mos ftuar Sergej Llavrov në forumin dyditor për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov tha para Russia Today se OSBE-ja është në kolaps.“OSBE-ja po shkatërrohet si një organizatë, ajo përdoret në mënyrë cinike nga një rreth i ngushtë vendesh për të përçmuar pikëpamjet alternative mbi arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, thotë Rjabkov.
Gjermania dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën aq sa është e nevojshme, ekonomikisht, financiarisht, humanitarisht dhe me armë derisa të arrijë fitoren ndaj Federatës Ruse, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Konferencën e Sigurisë në Berlin. Kancelari shprehu bindjen se Rusia nuk mund dhe nuk do ta fitojë luftën që ka nisur. Sulmi ndaj Ukrainës ndryshoi arkitekturën e sigurisë në të gjithë Evropën dhe Gjermania nxori mësimet prej tij, shtoi Scholz, cituar nga Reuters.
Pas luftimeve të ashpra në Donbas, ushtria ruse pushtoi fshatin Andreevka në jug të Bahmutit dhe përparoi afër Donetsk, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Korrespondentët ushtarakë rusë në internet po raportojnë se forcat ukrainase janë ende duke bombarduar Andreevka.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në të cilën insistoi në zbardhjen e shpejtë të rastit të sulmit në Qendrën Kulturore dhe..
“Bullgaria dhe Izraeli mund të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë kibernetike, ku Izraeli është një lider global”, tha ministri në detyrë i inovacionit dhe rritjes Aleksandër Pulev, duke hapur një forum biznesi bullgaro-izraelit në Tel Aviv me..
Autoritetet shëndetësore regjistruan një rritje drastike të rasteve të skarlatinës në vendin tonë. Shkaktohet nga një infeksion bakterial dhe më së shumti prek fëmijët nga 2 deri në 9 vjeç. Që nga fillimi i vitit, numri i të sëmurëve nga skarlatina..
Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së do të takohen në Bruksel. Tema kryesore e debateve do të jetë mbështetja për Ukrainën. Takimi..
53 për qind e bullgarëve deklarojnë se janë fetarë. Gati një e treta (29 për qind) nuk e perceptojnë veten si njerëz fetarë dhe 9 për qind janë ateistë...
Raporti i Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendit tonë për zonën Shengen pritet në qershor ose korrik dhe pas tetorit nuk do të ketë asnjë pengesë..