Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të Ukrainës, ministri i jashtëm rus nuk u ftua në takimin e OSBE-së

Foto: osce.org

Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE po takohen në qytetin polak Lodz. Polonia, e cila është mikpritëse mori vendimin e paprecedentë për të mos ftuar Sergej Llavrov në forumin dyditor për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov tha para Russia Today se OSBE-ja është në kolaps.“OSBE-ja po shkatërrohet si një organizatë, ajo përdoret në mënyrë cinike nga një rreth i ngushtë vendesh për të përçmuar pikëpamjet alternative mbi arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, thotë Rjabkov.

Gjermania dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën aq sa është e nevojshme, ekonomikisht, financiarisht, humanitarisht dhe me armë derisa të arrijë fitoren ndaj Federatës Ruse, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Konferencën e Sigurisë në Berlin. Kancelari shprehu bindjen se Rusia nuk mund dhe nuk do ta fitojë luftën që ka nisur. Sulmi ndaj Ukrainës ndryshoi arkitekturën e sigurisë në të gjithë Evropën dhe Gjermania nxori mësimet prej tij, shtoi Scholz, cituar nga Reuters.

Pas luftimeve të ashpra në Donbas, ushtria ruse pushtoi fshatin Andreevka në jug të Bahmutit dhe përparoi afër Donetsk, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Korrespondentët ushtarakë rusë në internet po raportojnë se forcat ukrainase janë ende duke bombarduar Andreevka.



Më shumë nga rubrika

Mehmed Dikme

Ish-ministri i bujqësisë Mehmed Dikme: Mos e zgjasni regjimin e tregtisë së lirë me Ukrainën

Institucionet bullgare nuk duhet të lejojnë zgjatjen e vendimit të miratuar nga Këshilli i BE-së në maj 2022 për vendosjen e një regjimi të përkohshëm të tregtisë së lirë me Ukrainën. Këtë e bëri thirrje para BNR-së ish-ministri i bujqësisë, Mehmed..

botuar më 23-03-30 6.05.MD

Gallup: 0.4% diferencë mes vendit të parë dhe të dytë në sondazhe

Fituesi i zgjedhjeve do të zgjidhet nga votat e vendimmarrësve në minutën e fundit. Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin në dhjetëditëshin e fundit të marsit, rezultati do të ishte si vijon: "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria..

botuar më 23-03-30 3.15.MD

Edhe sot, prodhuesit e drithërave po protestojnë për shkak të importit të drithit të lirë nga Ukraina

Prodhuesit e drithërave nga i gjithë vendi mbyllën trafikun me traktorë në pikën kufitare "Ura e Danubit" pranë qytetit Ruse dhe formuan autokolona me kamionë të lehtë dhe të rëndë. Fermerët po protestojnë me një kërkesë kryesore - të ndalet..

botuar më 23-03-30 2.56.MD