Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të Ukrainës, ministri i jashtëm rus nuk u ftua në takimin e OSBE-së

Foto: osce.org

Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE po takohen në qytetin polak Lodz. Polonia, e cila është mikpritëse mori vendimin e paprecedentë për të mos ftuar Sergej Llavrov në forumin dyditor për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov tha para Russia Today se OSBE-ja është në kolaps.“OSBE-ja po shkatërrohet si një organizatë, ajo përdoret në mënyrë cinike nga një rreth i ngushtë vendesh për të përçmuar pikëpamjet alternative mbi arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, thotë Rjabkov.

Gjermania dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën aq sa është e nevojshme, ekonomikisht, financiarisht, humanitarisht dhe me armë derisa të arrijë fitoren ndaj Federatës Ruse, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Konferencën e Sigurisë në Berlin. Kancelari shprehu bindjen se Rusia nuk mund dhe nuk do ta fitojë luftën që ka nisur. Sulmi ndaj Ukrainës ndryshoi arkitekturën e sigurisë në të gjithë Evropën dhe Gjermania nxori mësimet prej tij, shtoi Scholz, cituar nga Reuters.

Pas luftimeve të ashpra në Donbas, ushtria ruse pushtoi fshatin Andreevka në jug të Bahmutit dhe përparoi afër Donetsk, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Korrespondentët ushtarakë rusë në internet po raportojnë se forcat ukrainase janë ende duke bombarduar Andreevka.



Më shumë nga rubrika

Sërish alarme të shumta për bomba në shkollat bullgare

Për të katërtën ditë radhazi, alarmet për bomba u morën me postat elektronike të një numër shkollash në të gjithë vendin. Qindra nxënës në Sofje, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Pleven, Sliven, Dobriç u evakuuan. “Për momentin nuk ka asnjë..

botuar më 23-03-30 12.27.MD

Kontrollojnë makinat e votimit për të shmangur manipulimet

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbrëmjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQY) ngarkoi ekspertët të kontrollojnë 446 makineritë që do të përdoren për të votuar të dielën për parlament. Synimi është të garantohet se nuk do të ketë manipulime..

botuar më 23-03-30 11.47.PD

Alpha Research”: Fituesi i zgjedhjeve nuk është i qartë

Barazi për vendin e parë dhe të dytë në zgjedhjet parlamentare të dielën raporton “Alpha Research”. Sipas Agjencisë për Kërkime Marketingu dhe Sociale, rezultatet e GERB-SDS (25.9%) dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (25.4%) janë..

botuar më 23-03-30 10.51.PD