Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjithë personat HIV pozitiv në Bullgari marrin trajtim

Foto: BGNES

Në Bullgari personat e infektuar me HIV janë 2-3 herë më shumë se të regjistruarit zyrtarisht, tha për BTA Doc. Tonka Vërleva, anëtare e Komitetit të Planifikimit Strategjik pranë Bordit të Fondit Global për Luftën kundër SIDA-së. Nga fillimi i vitit në Bullgari u regjistruan 299 persona HIV pozitivë, më shumë se 1/4 e tyre janë të huaj, pjesa më e madhe janë nga Ukraina. 80-90 për qind e pacientëve janë të infektuar seksualisht, thekson Vërleva.

Të gjithë të regjistruarit marrin terapi antiretrovirale. Puna vazhdon për të zhvilluar një vaksinë kundër HIV-it, por procesi pengohet nga ndryshueshmëria e shpejtë e virusit. Në botë më shumë se 6 milionë njerëz nuk e dinë se janë të infektuar me HIV, shton Vërleva në lidhje me 1 dhjetorin, Ditën Botërore të Luftimit të SIDA-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy punonjës të policisë kufitare janë ndaluar pasi kanë marrë ryshfet nga dy shqiptarë

Dy policë kufitarë bullgarë janë arrestuar pasi kanë marrë ryshfet prej 150 eurosh nga dy shqiptarë në pikën kufitare “Gjueshevo” në kufirin me Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondenti i BNR, Kirill Falin. Edhe dy shqiptarët janë ndaluar. Rasti është..

botuar më 24-03-25 1.43.MD
Maria Gabriel

Maria Gabriel u tërhoq zyrtarisht nga kandidatura për kryeministre

Maria Gabriel paraqiti një kërkesë në zyrën e Kuvendit Popullor se nuk do të marrë pjesë në procedurën parlamentare për zgjedhjen e kryeministrit dhe nuk do të propozojë strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Në një njoftim nga qendra e..

botuar më 24-03-25 11.23.PD
Georgi Svilenski

Georgi Svilenski: Nëse do të ketë zgjedhje të ardhshme, duhet të jetë e qartë se për çfarë do të luftojnë partitë

BSP do ta kthejë mandatin e tretë nëse ia dorëzon presidenti Rumen Radev, theksoi deputeti nga e majta Georgi Svilenski. Sipas tij, dy mandatet e tjera të GERB-SDS dhe PP-DB mezi do të realizohen. Sipas tij, në parlamentin e ardhshëm socialistët do të..

botuar më 24-03-25 10.06.PD