Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë është e qartë se çfarë arme do t'i dërgojmë Ukrainës

Foto: BGNES

Qeveria teknike ka miratuar një listë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të hartuar nga Ministria e Mbrojtjes, sipas një verifikimi  në sistemin e informacionit ligjor të Këshillit të Ministrave. Hapi i rradhës është që parlamenti të votojë për listën e pasurisë ushtarake, si dhe një marrëveshje midis ministrive të mbrojtjes bullgare dhe ukrainase për dhurimin e armatimeve, pajisjeve dhe municioneve si bazë për negociatat.

Sipas ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë, Vitali Moskalenko, lista është e gjatë dhe serioze. Bëhet fjalë për armë artilerie, mjete mbrojtëse, predha dhe municione, por jo për komplekse C-300 për shkak të nevojave për mbrojtjen e objekteve strategjike në vendin tonë. Dërgesa do të dorëzohet në Ukrainë me të paktën nëntë avionë të mëdhenj Boeing C-17, mësoi BNR. 

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Kirill Petkov: Pamë një sulm kundër republikës parlamentare

“Pas asaj që pashë ditën e hënë në dorëzimin e mandatit, vendosa të kthehem në Bullgari një ditë më herët nga takimi i shumicës së liderëve evropianë në forumin GLOBSEC në Bratislavë. Ne pamë qartë një sulm ndaj republikës parlamentare. Askush nuk mund..

botuar më 23-05-30 3.12.MD
Maria Gabriel

Shumica më konstruktive mund të jetë me GERB

E nominuara nga GERB-SDS për kryeministre, Maria Gabriel, vendosi kushte para PP-DB për të vazhduar negociatat për formimin e një qeverie. “Bisedimet nuk janë në një epokë akullnajash. Megjithatë, nuk ka rreze dielli për të shkrirë akullin. Bisedimet..

botuar më 23-05-30 2.41.MD
Asen Vasilev

Prokuroria merr në pyetje drejtuesit e PP-së për kërcënime ndaj një deputeti

Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) Asen Vasilev shkoi në Prokurorinë e Qarkut të Sofjes për t'u marrë në pyetje. Para kësaj, Prokuroria e Shtetit njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për presion me kërcënim ndaj deputetit..

botuar më 23-05-30 12.26.MD