Turneu kombëtar i legjendës së estradës bullgare Lili Ivanova kaloi me shumë interes, salla të mbushura dhe me duartrokitje dhe brohoritje të vazhdueshme "Të duam" nga publiku. Pas 31 takimeve të paharrueshme me fansat në qytetet e vogla dhe të mëdha të Bullgarisë nga prilli deri në dhjetor, sonte /4.12/ këngëtarja e madhe bullgare do të kënaqë fansat e saj në Sofje. Nga skena e sallës më të madhe të brendshme në vendin tonë, “Arena Sofja”, Lili Ivanova do të këndojë hitet e saj të përjetshme dhe do ta transferojë publikun në një botë më harmonike artistike plotë emocione të bukura.
Për më shumë se gjashtë dekada në skenë, Lili Ivanova vazhdon të pushtojë publikun e gjeneratave të ndryshme dhe muzikantët që kanë nderin të luajnë me të në skenë e pranojnë këtë përvojë si një nder dhe një mësim profesionalizmi. “Për mua të luaj me Lili është një moment kulmor në karrierë. Ajo është më e madhja nga të gjithë interpretuesit bullgarë”, tha xhazmeni Veselin Veselinov-Eko në një intervistë televizive - bas kitarist, kontrabasist dhe kompozitor, i cili ka punuar me shumë muzikantë të mëdhenj bullgarë dhe botërorë, autor i pesë këngëve nga repertori i Lili Ivanovës.
Nëse duhet të rendisnim të gjitha projektet muzikore në të cilat merr pjesë Angell Djullgerov si kitarist, autor i muzikës dhe i teksteve dhe udhëheqës i grupit, prapëseprapë do të na mungojë dikush. Por në mesin e tyre, me energjinë e tij të..
Në datën e sotme, 124 vjet më parë, lindi kompozitori, dirigjent, pedagog dhe figura publike bullgare Prof.Panço Vlladigerov (13.03.1899 -08.09.1978). Autori i rapsodit të njohur “Vardar” është mbrojtës i Akademisë Kombëtare të Muzikës në Sofje,..
Dara dhe Doni - dy zëra të ndryshëm nga dy breza të ndryshëm (31 vjet larg njëri-tjetrit) po bashkohen për një turne në SHBA dhe Kanada që fillon më 9 mars në Nju Jork. Ideja është e këngëtarit Doni - një interpretues, tekst-shkrues dhe..
Ansambli “Pirin” – Bllagoevgrad përgatiti një koncert me titull “Unë jam Pirini” për nder të 90 vjetorit të lindjes së kompozitorit të shquar,..
Çdo udhëtim nëpër malet Rodope është i paharrueshëm - do t'ju thonë ata që dikur kanë shijuar aromën e pyjeve me pisha dhe të livadheve të harlisura...
Këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio shënon 40 vjet në skenë. Ai do ta festojë përvjetorin së bashku me adhuruesit e tij në Klubin Ushtarak në Sofje më 29..