Turneu kombëtar i legjendës së estradës bullgare Lili Ivanova kaloi me shumë interes, salla të mbushura dhe me duartrokitje dhe brohoritje të vazhdueshme "Të duam" nga publiku. Pas 31 takimeve të paharrueshme me fansat në qytetet e vogla dhe të mëdha të Bullgarisë nga prilli deri në dhjetor, sonte /4.12/ këngëtarja e madhe bullgare do të kënaqë fansat e saj në Sofje. Nga skena e sallës më të madhe të brendshme në vendin tonë, “Arena Sofja”, Lili Ivanova do të këndojë hitet e saj të përjetshme dhe do ta transferojë publikun në një botë më harmonike artistike plotë emocione të bukura.
Për më shumë se gjashtë dekada në skenë, Lili Ivanova vazhdon të pushtojë publikun e gjeneratave të ndryshme dhe muzikantët që kanë nderin të luajnë me të në skenë e pranojnë këtë përvojë si një nder dhe një mësim profesionalizmi. “Për mua të luaj me Lili është një moment kulmor në karrierë. Ajo është më e madhja nga të gjithë interpretuesit bullgarë”, tha xhazmeni Veselin Veselinov-Eko në një intervistë televizive - bas kitarist, kontrabasist dhe kompozitor, i cili ka punuar me shumë muzikantë të mëdhenj bullgarë dhe botërorë, autor i pesë këngëve nga repertori i Lili Ivanovës.
Në datën e sotme, 124 vjet më parë, lindi kompozitori, dirigjent, pedagog dhe figura publike bullgare Prof.Panço Vlladigerov (13.03.1899 -08.09.1978). Autori i rapsodit të njohur “Vardar” është mbrojtës i Akademisë Kombëtare të Muzikës në Sofje,..
Dara dhe Doni - dy zëra të ndryshëm nga dy breza të ndryshëm (31 vjet larg njëri-tjetrit) po bashkohen për një turne në SHBA dhe Kanada që fillon më 9 mars në Nju Jork. Ideja është e këngëtarit Doni - një interpretues, tekst-shkrues dhe..
DIA është pseudonimi artistik i këngëtares Dimana Mirçeva. Tetë vite më parë ajo regjistroi këngën e saj të parë prej autori “Egeja”, e cila u bë menjëherë hit. Atëherë, akoma nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” në Sofje, ku..
Këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio shënon 40 vjet në skenë. Ai do ta festojë përvjetorin së bashku me adhuruesit e tij në Klubin Ushtarak në Sofje më 29..
Daniella Marinova - një bullgare që jeton në Spanjë, kompozoi një këngë për djalin e saj Ian, i cili është autist, me rastin e Ditës Botërore të..
Autori i muzikës argëtuese bullgare – ky është imazhi i kompozitorit Boris Karadimçev , i lindur më 30 mars, saktësisht 90 vjet më parë (1933). Si..