Turneu kombëtar i legjendës së estradës bullgare Lili Ivanova kaloi me shumë interes, salla të mbushura dhe me duartrokitje dhe brohoritje të vazhdueshme "Të duam" nga publiku. Pas 31 takimeve të paharrueshme me fansat në qytetet e vogla dhe të mëdha të Bullgarisë nga prilli deri në dhjetor, sonte /4.12/ këngëtarja e madhe bullgare do të kënaqë fansat e saj në Sofje. Nga skena e sallës më të madhe të brendshme në vendin tonë, “Arena Sofja”, Lili Ivanova do të këndojë hitet e saj të përjetshme dhe do ta transferojë publikun në një botë më harmonike artistike plotë emocione të bukura.
Për më shumë se gjashtë dekada në skenë, Lili Ivanova vazhdon të pushtojë publikun e gjeneratave të ndryshme dhe muzikantët që kanë nderin të luajnë me të në skenë e pranojnë këtë përvojë si një nder dhe një mësim profesionalizmi. “Për mua të luaj me Lili është një moment kulmor në karrierë. Ajo është më e madhja nga të gjithë interpretuesit bullgarë”, tha xhazmeni Veselin Veselinov-Eko në një intervistë televizive - bas kitarist, kontrabasist dhe kompozitor, i cili ka punuar me shumë muzikantë të mëdhenj bullgarë dhe botërorë, autor i pesë këngëve nga repertori i Lili Ivanovës.
Më shumë se 700 pjesëmarrës nga tetë vende do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar "Ditët Muzikore të Marsit" në Ruse. Edicioni i 62-të i forumit muzikor do të mbahet nga 16 marsi deri më 2 prill të këtij viti në qytetin Ruse, njoftoi BTA. Në..
Në tetor, muzikantët e grupit BTR do të shënojnë 30 vjetorin e krijimit me një koncert në madh në Sofje. Në këto tri dekada ata realizuan 13 albume, krijuan dhjetëra hite dhe dhanë qindra koncerte. Në përbërjen aktuale Atanas Penev – vokal, Sllavço..
I krijuar në vitin 1976 nga Konstantin Markov dhe Aleksandër Petrunov, “Tangra” mbetet një nga grupet më të rëndësishme bullgare rok. Tani një nga hitet e tij më të mëdha – “Pasuria” – rikthehet në një version të ri. Kënga interpretohet nga..
Ansambli “Pirin” – Bllagoevgrad përgatiti një koncert me titull “Unë jam Pirini” për nder të 90 vjetorit të lindjes së kompozitorit të shquar,..
Këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio shënon 40 vjet në skenë. Ai do ta festojë përvjetorin së bashku me adhuruesit e tij në Klubin Ushtarak në Sofje më 29..