Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas “Forbes”, Varna është ndër perlat e nënvlerësuara turistike

Foto: Facebook/ VISIT Varna

Kryeqyteti detar i Bullgarisë, Varna, hyri në listën e revistës Forbes të "Pesë qyteteve më të nënvlerësuara për t'u vizituar në Ballkan".

“Edhe pse shpesh është në hije nga kryeqyteti i Sofjes, Varna ka një element veçanërisht tërheqës për turistët. Në një ditë me diell, vija e gjatë e plazhit me rërë të bardhë është vendi i përsosur për të bërë not dhe banja dielli, ndërsa Muzeu Arkeologjik i Varnës aty pranë është shtëpia e banjove romake, bizhuterive antike dhe një nga thesaret më të vjetra të arit në botë”, thuhet në artikull.

Në listën e qyteteve turistike të nënvlerësuara pa meritë në Ballkan, revista përfshin edhe qytetet Nish në Serbi, Berat në Shqipëri, Doboj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Ohër në Maqedoninë e Veriut. 

Më shumë nga rubrika

Një minierë e vjetër në qendër të Madanit mirëpret turistët

Madani, i njohur si një qytet minierash, e ka kthyer jetesën e popullsisë vendase në një atraksion turistik falë një muzeu. Pikërisht 40 vjet pas ndërprerjes së punës, miniera vendase zgjohet për një jetë të re duke kujtuar të kaluarën e..

botuar më 23-03-04 7.15.PD

Bullgaria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion spa

Bullgaria po vendoset gjithnjë e më shumë si një destinacion i preferuar për turizmin balneo dhe spa gjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave nga Sistemi i Unifikuar i Informacionit Turistik, mbi 13% e turistëve të regjistruar në Bullgari preferuan në..

botuar më 23-02-22 4.34.MD

Nëpër gjurmët e Apostullit – 5 objekte turistike që lidhen me jetën dhe veprën e tij

Nuk ka personalitet më të padiskutueshëm dhe më frymëzues për ne, bullgarët, se Apostulli i Lirisë Vasill Levski. 150-vjetori i vdekjes së tij tragjike është një rast për të nderuar këtë ikonë të ndritshme bullgare duke vizituar disa nga vendet më..

botuar më 23-02-20 10.15.PD