Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre persona me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit

Foto: BGNES

295 janë infektuar rishtazi me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. 58% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 5,6% e 5 195 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul në 4428. 62 të infektuar u shtruan në spitale. 47 prej tyre, ose mbi 3/4 prej tyre, nuk janë të vaksinuar. Janë 36 të infektuar në terapi intensive.

Tre vdekje me Covid të konstatuar janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të hënën janë shëruar 338 persona, janë bërë 302 vaksina.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

49% e votuesve me të drejtë vote janë gati të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..

botuar më 24-04-24 9.18.PD

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD