Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policët bullgarë nuk kanë qëlluar kundër emigrantëve

Foto: BGNES

Sipas një inspektimi të Ministrisë së Brendshme bullgare, më 3 tetor nuk është qëlluar nga pala bullgare ndaj një grupi migrantësh të paligjshëm në territorin turk. Hetimi ka të bëjë me një material të transmetuar nga televizioni britanik “Sky News” me një video të filmuar nga emigrantët, në të cilën dëgjohet një bujë dhe thuhet se ka mbetur i plagosur një shtetas sirian.

Ministria bullgare saktëson se në atë moment kanë tentuar të kalojnë kufirin 65 persona. Emigrantët në mënyrë armiqësore dhe agresive kanë hedhur gurë dhe sende djegëse ndaj policisë. Një polic bullgar është plagosur. Makina e policisë është dëmtuar. Autoritetet turke janë njoftuar për rastin.

Më 2 nëntor u mbajt një mbledhje e komisionit kufitar bullgaro-turk për incidentin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria do të ndjekë me përpikëri ligjin për të siguruar zgjedhje të ndershme

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov diskutuan për përgatitjet për zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe për deputetë evropianë të 9 qershorit 2024. Gllavçev..

botuar më 24-04-23 11.58.PD

Parlamenti i fundit vendosi një rekord 12-vjeçar për ndryshimet legjislative

Për periudhën korrik - dhjetor 2023, Kuvendi miratoi 51 amendamente, të cilat ndryshojnë dhe plotësojnë 43 ligjedhe 79% ose 34 nga këto 43 ligje janë ndryshuar më shumë se një herë. Kjo është përqindja më e lartë e amendamenteve në 12 vitet e fundit,..

botuar më 24-04-23 11.41.PD

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD