Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër për shenjtorët e trojeve tona si dhuratë për fëmijët ukrainas

Presbiterja Kalina Kuneva: Duhet të fillojmë nga zemrat e fëmijëve, që të mbjellim besim

Foto: Diana Cankova

Një libër për shenjtorët, të cilët përhapën mësimin e krishterë në trojet tona, u dhurohet kohët e fundit kishave për fëmijët refugjatë ukrainas. “Ai do t'i ndihmojë kur të kuptojnë se vendi ku ndodhen nuk është i huaj për ta”, thotë At Stelijan Kunev. Pikërisht ai organizoi fushatën bamirëse të përkthimit dhe ribotimit të manualit, me ndihmën e të cilit fëmijët në shkollat ​​e së dielës ortodokse hedhin hapat e tyre të parë në rrugën e besimit, duke kaluar përmes shekujve të historisë bullgare nëpërmjet tregimeve dhe me një laps me ngjyra në dorë.

Kryeprifti Stelijan Kunev nga tempulli "Shën Pimen Zografski" në Burgas e ka marrë përsipër misionin e përhapjes së këtij libri tek fëmijët ukrainas për t'u treguar atyre se bullgarët dhe kisha jonë gjithmonë kanë shfaqur kujdes për të gjithë popujt, "me thirrje për paqe, mirëkuptim dhe dashuri mes nesh, pavarësisht se ku ndodhemi nëpër botë. " Por edhe me mesazhin më të rëndësishëm se kjo është e vetmja mënyrë që njerëzit të jetojnë së bashku – pa urrejtje, pa hakmarrje.

"Shenjtorët bullgarë" është një album origjinal i pikturës ortodokse, sepse pranë çdo jete është vendosur imazhi i shenjtorit, të cilin fëmijët mund ta rikrijojnë me ngjyra - jo aq sipas kanuneve të pikturimit të ikonave, por sipas emocioneve, rrjedhojë e njohjes me personalitetin e tij.

Kalina dhe Stelijan Kunev

Duke folur për besimin, ne në fakt po e tregojmë historinë e Bullgarisë përmes jetës së shenjtorëve – thotë Presbiterja Kalina Kuneva, autore e manualit dhe mësuese në shkollën e së dielës në kishën “Shën Pimen Zografski”. - Kështu fëmijët shohin se sa dobi ka besimi në Zot, sesi Zoti e ka mbrojtur vendin tonë gjatë gjithë rrugës historike. Në fakt, libri është krijuar nga fëmijët dhe për fëmijët. Edhe për ne të rriturit ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë të vërtetat e besimit dhe kur një mësues qëndron para tyre, atëherë ai ka nevojë për një mbështetje të vogël që e gjen në artet e bukura”.

Mësuesja e fesë së krishterë thekson se përmes vizatimit fëmijët zbulojnë botën e besimit dhe arrijnë ta imagjinojnë vizualisht.

Duhet të fillohet nga më e vogla – nga zemrat e fëmijëve, që të mbillet aty fjala e Zotit dhe besimi në Zotin Jezu Krisht – shton At Stelijan Kunev. - Kur të mbjellim besimin me të gjitha mjetet e artit të krishterë, të historisë, të ndihmës së ndërsjellë, atëherë ata do të bëhen më të mira në kuptimin që jepet në Shkrimet e Shenjta - të jemi të përsosur, siç është Zoti".

Shenjtorët në libër janë përzgjedhur sipas rolit të tyre në historinë bullgare dhe kontributit të tyre nëpërmjet besimit të krishterë. Por vepra e shumë prej tyre u largua nga atdheu i tyre dhe përmes shembullit të Shenjtorëve Kirili dhe Metodi, Mbretit Boris, Shën Patriarkut Evtimi Tërnovski, favorizon dhe popujt fqinj.

Është një fakt pak i njohur se shumica e shenjtorëve ndër popujt fqinjpatriarkët, peshkopët dhe mitropolitët – janë me origjinë bullgare – vazhdon kleriku. - Patriarku i parë serb i njohur nga Patriarkana e Kostandinopojës ishte një bullgar - Shën Efrem, Patriarku Serb. Mbrojtësi i kombit rumun është Shën Dimitër Basarbovski, ndërsa Shën Qipriani u bë Mitropoliti i Kievit, Lituanisë dhe gjithë Rusisë. Ja se si nëpërmjet besimit të krishterë kemi ndihmuar në fisnikërimin e kombeve të tjera”.

Megjithëse ka shumë shembuj të mirë të tërheqjes së fëmijëve në besim, kleriku pranon se Kisha nuk “i përkëdhel” aq sa për t'i pasur të gjithë në tempull. Dhe e përcakton temën si "mjaft të trishtuar për momentin". Një rreze e shndritshme është “bashkëpunimi i mitropolitëve me arsimin” dhe fakti që shumë prej tyre botojnë libra “nga pikëpamja shpirtërore për fëmijë”.

Sipas Stelijan Kunev, diskutimi nëse feja duhet të jetë e pranishme në shkollën bullgare ende nuk ka kaluar.

“Ky diskutim duhet të ekzistojë sepse do të paraqesë problemin kryesor në arsimin bullgar – mosedukimi i fëmijëve tanë në atë mënyrë që ata të bëhen të mirë, të ndërgjegjshëm, paqedashës, të durueshëm – thekson ai. - Fëmijët duhet të mbrojnë vlerat reale, jo ato të rreme. Dhe baza e këtyre vlerave mund të jetë vetëm besimi në Zotin Jezu Krisht dhe këtë e them si një prift që i shërben Zotit. Kur hidhen themelet e besimit të krishterë, përfitimet dhe frytet janë shumë të mira – të dobishme dhe shpëtuese.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari Georgi Gospodinov

Fituesi bullgar i “Booker” Georgi Gospodinov: "Bullgaria është një vend i gjallë me histori të patreguara"

Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e..

botuar më 24-02-19 12.17.MD
Donço Donçev

Një bullgar përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë botërore të artit në Katar

Piktori Donço Donçev përfaqëson Bullgarinë në një ekspozitë botërore për artin e krijuar nga materialet e ricikluara në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ekspozita fillon më 18 shkurt dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.  Bullgari do të prezantojë 10..

botuar më 24-02-18 9.25.PD
Foto: Shkolla bullgare

Nxënës krijuan portrete avangarde të Apostullit të Lirisë

Portretet Popart të Vasill Levskit, të frymëzuara nga vepra e artistit Andy Warhol, janë krijuar nga nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në shkollën bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding. "Nxënësit tanë e njohin mirë punën e Andy Warhol dhe për këtë arsye..

botuar më 24-02-18 8.30.PD