Ndonëse menaxhon objekte të caktuara në kufi, kompania private “Eurolab” nuk do të rikthehet për të bërë kontroll fitosanitar derisa në krye të Ministrisë së Bujqësisë të jetë Javor Geçev. Ky është premtimi që bëri para Nova TV ministri në detyrë Geçev. Ai theksoi se largimi i kreut të Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore, Hristo Vëllçanov, nuk ka të bëjë fare me “Eurolab”.
Zëvendësministri i Bujqësisë Krum Nedellkov tha për BNT se qeveria e përkohshme e kishte gjetur në kaos pikën kufitare "Kapitan Andreevo". Ndërsa në kohën e një ish-drejtuesi tjetër të agjencisë, Hristo Daskallov, barriera për importin e produkteve bujqësore në Evropë ishte ngritur pa kontroll, thotë Nedellkov.
Nga Bullgaria ka ende shumë për të dëshiruar në luftën kundër korrupsionit, lobimit, shpërndarjes së reklamave shtetërore në media, tha Komisioneri Evropian për Drejtësinë Didier Reynders. Pas Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ai..
Pas bisedimeve zyrtare në Kremlin, liderët e Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, riafirmuan parimin se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të fillojë kurrë. "Ne besojmë se shumë nga dispozitat në planin..
Shpresoj se Bullgaria do të hyjë në Eurozonë më 1 janar 2025, tha zëvendëskryeministri në detyrë për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov para një debati ekspertësh në Sofje me temën "A është Bullgaria gati për Eurozonën?". Është vetëm..