Pa integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund të flasim për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Tiranë të Shqipërisë, ku po përfaqëson Bullgarinë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga ana e tij, tha se pritja e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, njofton BTA. “Mendoj se ky është një sinjal mjaft i fortë për ndërgjegjësimin e BE-së. BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai para gazetarëve.
Situata me lirinë e medias në Bullgari po përkeqësohet. Gazetarët dhe mediat e pavarura që raportojnë mbi krimin e organizuar, korrupsionin ose të drejtat e pakicave përballen me kërcënime të vazhdueshme dhe shpesh kundër tyre ngrihen padi. Mediat e..
Nuk ka rrezik për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 2 prill për shkak të kërcënimeve me bombë në një sërë shkollash në vend, ku janë vendosur Komisionet Sektoriale të Zgjedhjeve. Një metodologji është duke u zhvilluar për të vepruar në rast të një..
Vendi ynë do të marrë 200 milionë euro nga BE për të forcuar sigurinë e kufirit bullgaro-turk. Këtë e tha ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, gjatë vizitës së tij në Departamentin e Policisë Kufitare në qytetin Mallko Tërnovo. Bullgaria..
Vullnetarët nga Burgasi organizojnë për vitin e radhës fushatën e Pashkëve “Kohë me buzëqeshje për të moshuarit e vetmuar”, njoftoi BNR Burgas...
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 5 deri në 0°, në Sofje rreth minus 3°. Gjatë ditës era do të pushojë dhe do të mbajë diell...
Ndërmarrja shtetërore e armëve - Sopot mund të prodhojë predha 155 mm, të cilat BE planifikon t'i furnizojë Ukrainës. Kështu deklaroi ministri i ekonomisë,..