Pa integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund të flasim për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Tiranë të Shqipërisë, ku po përfaqëson Bullgarinë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga ana e tij, tha se pritja e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, njofton BTA. “Mendoj se ky është një sinjal mjaft i fortë për ndërgjegjësimin e BE-së. BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai para gazetarëve.
Shteti do të financojë 80% (pa TVSH) të ujit të vaditjes për fermerët, si masë kundër ushqimeve të shtrenjta, transmetoi BNT. Në një konferencë për media për prezantimin e platformës informative me çmime krahasuese të ushqimeve, ministri i..
Në vendkalimin kufitar “Kapitan Andreevo”, doganierët kanë gjetur dje të padeklaruar mbi një milion e gjysmë euro në një veturë, ku ka pasur dhe një foshnjë 18 muajshe, raporton BGNES. Që nga fillimi i vitit në “Kapitan Andreevo” i janë sekuestruar që..
Pritet që nga viti 2024 të shkarkohen 10 cisterna me gaz të lëngshëm me gjithsej 1 miliard metër kub, të cilat do të drejtohen në Bullgari, tha ministri në detyrë i energjetikës Rosen Hristov. Së bashku me drejtorin ekzekutiv të “Bullgatransgaz”,..