Pa integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund të flasim për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Tiranë të Shqipërisë, ku po përfaqëson Bullgarinë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga ana e tij, tha se pritja e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, njofton BTA. “Mendoj se ky është një sinjal mjaft i fortë për ndërgjegjësimin e BE-së. BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai para gazetarëve.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev propozon Daniell Mitovin për ushtrues detyre të ministrit të punëve të jashtme në vend të diplomatit të karrierës Stefan Dimitrov. Këtë e bëri të ditur shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave...
Aromat dhe kozmetika bullgare do të prezantohen në ekspozitën IN-COSMETICS GLOBAL 2024 që fillon më 16 prill në kryeqytetin botëror të industrisë së parfumerisë - Paris, njoftoi Shoqata Kombëtare Bullgare "Vajra eterike, Parfumeri dhe Kozmetikë"...
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore...
Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në..
Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Do të jetë me re. Paradite do të ketë reshje shiu kryesisht në..
Presidenti Rumen Radev nuk tha nëse do të nënshkruajë dekretet për zëvendësimin e dy ministrave - të punëve të jashtme dhe të bujqësisë, siç kërkoi..