“Parku Historik” në fshatin Neofit Rillski në rajonin e qytetit Varna, është fitues në kategorinë kryesore – “Zgjedhja e Bullgarëve”, në Çmimet Vjetore të Turizmit 2022, organizuar nga Ministria e Turizmit.
Dallimin në kategorinë “Destinacion turistik” e fitoi bashkia e qytetit Ardino në malin e Rodopeve.
Fotografi Vlladislav Terzijski mori çmimin special për përpjekjet e vazhdueshme afatgjatë në promovimin e bukurisë së destinacionit Bullgari.
Nga kjo verë, mysafirët e fshatit Kamen Brjag (në bregun verior të Detit të Zi) mund të vëzhgojnë yjet nga observatori modern astronomik në oborrin e bashkisë. Objekti ka një kupolë të automatizuar dhe një rreze 360 gradë, duke lejuar gjurmimin e..
Ndodhemi në fund të Bullgarisë, shumë afër qytetit të Silistrës, ku Danubi largohet nga territori i vendit tonë dhe vazhdon përmes Rumanisë nga ku derdhet në Detin e Zi. Vetëm 17 km nga qyteti më verior bullgar, ajri është i pastër si kristal dhe shikimi..
Muzeu Detar në Varna u përfshi në "Tripper Travel Guide", në listën e kurioziteteve që duhen parë medoemos në qytetin tonë të Detit të Zi. Përveç kësaj, muzeu ka marrë një diplomë speciale nga organizata turistike britanike, saktësoi drejtoresha..