Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë tregon artin në kartolinat e shekullit të kaluar

Foto: Muzeu Politeknik Kombëtar

Një urim për Krishtlindjet, një propozim martese apo një lajm për përfundimin e luftës... dhe e gjithë kjo e shkruar në një kartolinë pa zarf dhe pullë dhe e dërguar në një adresë. E kaluara duket se nuk është aq e largët sa mendojmë - na kujton ekspozita "Vernisazhi i kotësisë" e Muzeut Historik Rajonal - Kërxhali, e cila po viziton Muzeun Politeknik Kombëtar në Sofje.

Ekspozita paraqet koleksionin familjar të Katisha Ilievës me 137 kartolina bardh e zi dhe me ngjyra që mbulojnë periudhën nga viti 1913 deri në vitin 1931. Shumica e tyre janë nga koha e Luftës së Parë Botërore (1914-1918) dhe janë dërguar nga fronti – të ashtuquajturat “kartolina ushtarësh”. Me disa të tjera janë dërguar urime për festa si Krishtlindjet, Viti i Ri, Pashkët, festat e emrave, përfundimi i luftës, kurorëzimi i Mbretit Boris III etj.

Vetë kartolinat janë vepra të vogla arti dhe ekspozita është nisma e parë për t'i shfaqur ato pikërisht në këtë dritë. Ato janë një pasqyrim autentik i realitetit historik dhe i përditshmërisë, shijes dhe kotësisë njerëzore, thonë kuratorët. Shumica e eksponateve të përfshira janë nga shtëpi botuese evropiane, duke përfshirë ato nga Polonia, Çekia, Hungaria, Gjermania dhe Franca, por ka edhe nga ato bullgare. Dhe mesazhet në anën e pasme të çdo kartoline të bukur nga një shekull më parë pasqyrojnë shumëllojshmërinë e madhe të ndjenjave dhe përvojave njerëzore që përjetojmë edhe sot.

Ekspozita “Vernisazhi i Kotësisë” po e viziton Sofjen me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Muzeut Politeknik Kombëtar dhe mund të shikohet deri në mars 2023.

Më shumë fakte interesante në lidhje me traditën e kartolinave të Krishtlindjeve në Bullgari dhe atributet e tjera të detyrueshme të festës mund të lexoni në botimin "Kur është ndezur pema e parë me rastin e Vitit të Ri në Bullgari?" nga arkivi i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari Georgi Gospodinov

Fituesi bullgar i “Booker” Georgi Gospodinov: "Bullgaria është një vend i gjallë me histori të patreguara"

Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e..

botuar më 24-02-19 12.17.MD
Donço Donçev

Një bullgar përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë botërore të artit në Katar

Piktori Donço Donçev përfaqëson Bullgarinë në një ekspozitë botërore për artin e krijuar nga materialet e ricikluara në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ekspozita fillon më 18 shkurt dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.  Bullgari do të prezantojë 10..

botuar më 24-02-18 9.25.PD
Foto: Shkolla bullgare

Nxënës krijuan portrete avangarde të Apostullit të Lirisë

Portretet Popart të Vasill Levskit, të frymëzuara nga vepra e artistit Andy Warhol, janë krijuar nga nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në shkollën bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding. "Nxënësit tanë e njohin mirë punën e Andy Warhol dhe për këtë arsye..

botuar më 24-02-18 8.30.PD