Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një talent i ri bullgar fitoi turne tenisi në SHBA

Ivan Ivanov
Foto: @BulgarianTennisFederation

Një sukses i jashtëzakonshëm për Ivan Ivanovin, i cili arriti fitoren e shtatë radhazi dhe triumfoi me titullin tek të rinjtë deri në 14 vjeç në turneun “Orange Bowl” në shtetin e Floridës, në SHBA. Gara është një kampionat botëror jozyrtar i tenisit për talentë nga 12 deri në 18 vjeç.

Në ndeshjen finale, Ivanov nuk la dyshime për epërsinë e tij dhe mposhti Jack Kennedy nga SHBA me rezultat 6:1, 6:3. Kështu Ivanov fitoi titullin me shtatë fitore dhe vetëm një set të humbur.

Në çerekfinale, Ivanov shpëtoi tetë pikë ndeshjeje, ndërsa në gjysmëfinale i dha vetëm një lojë kundërshtarit të tij. Ivanov aktualisht është në vendin e dytë në renditjen U14 të Tenisit të Evropës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Notari i maratonës Canko Cankov nominohet për "Burri i Vitit" nga WOWSA

Canko Cankov, i cili mori pjesë në maratonat më të vështira të notit në botë Oceans Seven, është nominuar në kategorinë "Burri i Vitit" në renditjen e Shoqatës Botërore të Notit në Ujë të Hapur - WOWSA. Nominimi vjen pasi Canko notoi Ngushticën e..

botuar më 24-01-29 5.23.MD

Skermistët bullgarë me ar dhe bronz në Rumani

Nikollaj-Tomas Georgiev fitoi medaljen e artë në një nga garat prestigjioze të shpatës për kadetë, meshkuj dhe femra, Riposta Cup në Bukuresht (Rumani), njoftoi Federata Bullgare e Skermës. Në finale, skermisti ynë mundi Thomas Billod nga Franca me..

botuar më 24-01-29 12.12.MD

Vajzat bullgare me medalje nga Kupa e Botës në Skermë

Ditën e diel, 21 janar, Mihaela Stefanova, Viktoria Velisllavova dhe Raja Jagova, nën drejtimin e trajnerit Daniell Bojaxhiev, u bënë kampione në garën ekipore të shpatës në turneun e skermës për Kupën e Botës për vajza në Tashkent (Uzbekistan). Me..

botuar më 24-01-22 11.23.PD